Meta, thirrje të fortë shqiptarëve: Ngrihuni kundër bandave të Rilindjes

https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/918802854911504/

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka dhënë një mesazh të fortë nga Lezha, ku mbërriti menjëherë pas plagosjes së aktivistit të LSI-së, para qendrës së votimit nga persona ende të paidentifikuar.

Ilir Meta mbërriti në Shëngjin me gjithë eskortën e tij dhe ka lëshuar një deklaratë të fortë.  “I thoni gjithë popullit të Lezhës se ka ardhur Ilir Meta me gjithë eskortën e vetë dhe miqtë e vet për të mbrojtur votën dhe dinjitetin e lezhjanëve. Të ngrihemi të gjithë për të dërrmuar bandat e rilindjes, bandat e drogës, bandat që duan të vjedhin, votën, dinjitetin dhe të ardhmen e lezhjanëve dhe fëmijëve të Lezhës”,- ka thënë Meta.

Para nisjes, kryeparlamentari, njëherësh edhe presidenti i zgjedhur i shqiptarëve, Ilir Meta është shprehur në mbrojtje te zgjedhjeve të lira. “Bandat e drogës nuk mund të mbajnë peng Shqipërinë”,- ka deklaruar Meta para nisjes për në Lezhë.

“Është detyra jonë për çdo sakrificë, duke nisur nga unë i pari. Të gjithë drejt qendrave të votimit. Do të neutraizilojmë oligarkinë dhe bandat që ajo ka nxjerrë sot. Të gjithë drejt votimeve. Të gjithë lezhjanët të jenë të sigurt se zgjedhjet nuk prekten”,- tha Ilir Meta.

Pjesë nga prononcimi i Kreut të Kuvendit:

Një emërim politik, një kushëri i kandidatit të dytë të lëvizjes në Dibër, i cili bashkëpunon ngushtë me të gjithë këta persona, shumica e tyre janë në kërkim dhe kjo gjë nuk ka ndodhur sepse sipas Haki Drogës nuk ka prova të mjaftueshme. Vetëm kur vriten njerëz, Haki droga mund ta marrë më pak seriozisht. Nuk do të kthehem në rastet e së kaluarës sepse ky është rast i përsëritur por sot në festën e demokracisë, pa dallim këta banditë: Zamuel Ndoka i dënuar dhe në kërkim, Dom Ndoka i dënuar dhe në kërkim dhe Genc…. sot në Shëngjin kanë sulmuar me armë, kanë qëlluar dy herë dhe jo një herë siç thotë policia e drogës por dy herë drejt aktivistit të LSI-së, Dorian….  dhe kanë goditur me pistoletë në kokë. Kjo ngjarje ka ndodhur vetëm 70-80 metra larg qendrës së votimit në Shëngjin, që është qendër e rëndësishme dhe ka ndodhur në mes të ditës, ku ka patur edhe mjaft dëshmitarë, ku z.Dorian ka qenë i shoqëruar edhe nga Gjovalin Tusha.

E gjithë kjo ngjarje kriminale ku tre banditë me armë sulmojnë, dhunojnë, godasin aktivistët e LSI-së për të terrorizuar jo thjeshtë ata por të gjithë popullin e Shëngjinit dhe të Lezhës, që të vazhdojë të qëndrojë i nënshtuar ndaj bandave të krimit, meqënëse kryesadistit nuk i dalin më shumë se 45 mandate nga vullneti i lirë i qytetarëve shqiptarë dhe në këto kushte dua të them se: Kam ardhur në Lezhë dhe ju kam dhënë fjalën Lezhianeve që do dal dhe do ta mbroj popullin e Lezhës nga bandat e Rilindjes në rast se policia e “Haki Drogës” bëhet palë me bandën e Rilindjes siç është bërë sot dhe siç është bërë gjithë kësaj kohe…

VIDEO:

Meta Lezhe from Koha Jonë on Vimeo.

SHKARKO APP