Meta urgjent në Lezhë në mbrojtje të zgjedhjeve nga bandat e Rilindjes

Situata shqetësuese në Lezhë, ku një aktivist i Lëvizjes Socialiste për Integrim u plagos me armë nga banda kriminale të Rilindjes, siç u shpreh më herët edhe Luan Rama, ka bërë që kreu i Kuvendit dhe Presidenti i zgjedhur Ilir Meta të niset me urgjencë drejt Lezhës.

Për të mbrojtur zgjedhjet e lira e për të ruajtur votën, Meta përcolli këtë mesazh: “Bandat e drogës  nuk mund të mbajnë peng Shqipërinë”.

Më herët në një konferencë për mediat, nënkryetari i LSI-së Luan Rama bëri publike atë se çfarë kishte ndodhur pranë një qendre votimi në Shëngjin.

Persona të armatosur, që Luan Rama i quajti banda kriminale që veprojnë “nën bekimin” e Rilindjes, kanë plagosur me armë aktivistin e LSI-së mu para qendrës se votimit, ndërsa hodhi akuza të forta ndaj policisë se nuk vepron ndaj këtyre rasteve, edhe pse është sinjalizuar.

Ka ditë që bandat e Rilindjes po godasin, qëllojnë me armë mbi anëtarët e LSI. Rilindja po shikon si parti konkurente vetëm LSI, bile aq hapur sa sot nga Saranda kryetari i PS foli në Top Channel kur tha se “armike ne si PS kemi LSI”, pra jo PD!

Gjithë ky frymëzim ka një burim urrejtje ndaj LSI. Duket se është Edi Rama.

Detaje te reja nga plagosja

Dalin detaje të reja nga incidenti në Shëngjin ku u plagos një person, aktivist i LSI. Sipas Abc News dyshohet se është qëlluar nga nipi i ish-deputetit Arben Ndoka, Samuel Ndoka. Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për këtë ngjarje të rëndë.

Incidenti ndodhi mesditën e sotme në qendrën e votimit të Shëngjinit. Dëshmitarët në vendngjajrje kanë pohuar se persona të armatosur zbritën nga makinat dhe qëlluan ndaj anëtarëve të LSI që qendronin përpara qendrës së votimit.

Tamam si bandat kriminale në New York ndër vitet 1920-1930. Bandat e Rilindjes kanë frymëzim nga kryeministria dhe personaisht nga Edi Rama, tha Luan Rama i LSI.

SHKARKO APP