Mijëra qytetarë nga rrethet drejt Kryeministrisë, policia nis ndalimet

Protesta e sotme e opozitës që do të nis në orën 18:30 para Kryeministrisë pritet të jetë më e madhja e zhvillua në Tiranë. Më mijëra qytetarë janë nisur gjatë orëve të paradites nga rrethet për t’u mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Të dhënat që vijë nga rrethet flasin për një fluks të jashtëzakonshme makinash dhe qytetarë që i janë përgjigjur thirrjes së opozitës. Nga Korça, Gjirokastra, Saranda, Tropoja, Kukësi, Shkodra, Dibra dhe të tjerë janë me mijëra opozitarë dhe qytetarë që kanë vendosur që sot të jenë në Tiranë për të shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë “Rama”.

Por vetëm pak orë përpara nisjes së protestës së thirrur nga opozita sot në Tiranë, raportohet se forcat policore në rrethe kanë nisur terror dhe presion ndaj mbështetëve.

Sipas informacioneve bëhet me dije se protestuesit e opozitës në Urën Vajgurore që u ndaluan pas përfundimit të protestës së fundit, janë shoqëruar sërish gjatë paradites së sotme pas asnjë arsye. Nga ana tjetër raportohet se në Shijak, kreu i degës lokale atje është thirrur në komisariat për sqarime. Një situatë e ngjashme presioni policor është dhe në qytetin e Fierit dhe të Vlorës, ku numri i qytetarëve që janë nisur në protestë është shumë herë më i madh se protestat e tjera.

Tubimi është një manifestim dhe revoltë që do të kulmojë në orën 18:30. Ndërkohë opozita mësohet se ka kërkuar leje në Policinë e Shtetit deri pas mesnatës, duke parashikuar një miting që do të zgjasë më shumë se zakonisht. Ende nuk ka një qëndrim zyrtar nga opozita për mënyrën sesi do të organizohet tubimi.

Lexoni edhe…

SHKARKO APP