Mijëra shqiptarë gati për të pritur kryeministrin Rama në ishullin e Kretës, Greqi

Kryeministri Rama shkon në Kretë (Greqi), atje ku ndodhet një komunitet disa mijëra vetë prej shumë vitesh. Në orën 18.00 e presin te stadiumi “Kladissos”, ku siç njofton korrespodenti KJ,  Mark Noci që tani kanë filluar me flamuj shqiptarë, grekë dhe te BE duke marshuar ndër zonat afër stadiumit. Por stadiumi ka një numër të kufizuar karrikesh, ndaj pjesa tjetër do të jetë jashtë sa për ta përshendetur.

Shqiptarët e zonave me të largëta të ishullit si Stafros, Elafonissi, Kolimbari, Sitia, Sisis, Kissamos, Lendas, Agios, Kato Zakros, Neapoli kanë ardhur me kohë në qendër të Kretës. Po kështu kanë mbërritur edhe nga ishulli i vogël Gavdos.

Një flamur i madh shqitar mbahet nga shqiptarët e zonës se Mirtos. Kurse nga Omalosi janë veshur me kostume kombëtare, por që janë përplasur me tre militantë të Berishës akoma pa hyrë te rruga kryesore, të cilët bërtisnin “Rama ik”. Por moria e shqiptarëve te Omalosit i ka bërë të largohen berishianët.

Po kështu mund te themi se ka forca të shumta policore.

SHKARKO APP