Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh falënderues nga Tokio, ku Shqipëria është pritur me ceremoni të lartë shtetërore gjatë vizitës zyrtare në Japoni. Përmes një postimi në Facebook, Rama e cilësoi mikpritjen japoneze si një shenjë të qartë të respektit që Shqipëria gëzon sot në sytë e botës.
“MIRËMËNGJES dhe me mirënjohjen për mikpritjen e veçantë me ceremoninë e lartë shtetërore në Tokyo, shenjë respekti për Shqipërinë e ndryshuar tërësisht në sytë e botës, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkroi kreu i qeverisë.
Vizita e Ramës në Japoni vjen në kuadër të forcimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. Ceremonia shtetërore dhe pritja zyrtare në Tokio konsiderohen si një vlerësim i rolit dhe imazhit që Shqipëria po ndërton në arenën ndërkombëtare.
