Miliarderi Zamir Mane fton Ramën në Bulqizë. I jep një gur kromi, dhuratë !

Edi Rama ishte dje në Bulqize. Ja se çfarë shkruan kryeministri pas vizitës në Bulqizë:”Sot në Klos, ku pas 30 vjetësh braktisje, kanë nisur dhe po ecin me ritëm të lartë punimet e traverbankut, një nga projektet madhore për industrinë minerare. Ky investim prej 5.8 milionë dollarësh është pjesë e kompleksit minerar të Bulqizës, që i shërben garantimit të sigurisë në punë si dhe eliminon rrezikun e përmbytjes së minierës së Bulqizës. Paralelisht me zhvillimin e minierës së Bulqizës dhe të vendburimit të Qafë Buallit hapur rishtas pas 20 vjetësh; investimin tjetër prej 12 milionë dollarësh për thellimin e pusit të Bulqizës që rrit me 30 vjet më shumë jetëgjatësine e minierës, parashikohet edhe që minerali i Bulqizës të transportohet me një linjë hekurudhore në impiantin e seleksionimit të Klosit, ku tanimë janë investuar 1.2 milionë dollarë. Më e rëndësishmja është se me këto projekte mundësojmë kalimin nga eksporti i lëndës së parë (me humbje të mëdha në vlerë reale) në përpunimin e saj në vend, çka sjell vlerë të shtuar në ekonominë kombëtare, sjell punësim real, rritje rrogash dhe më shumë mirëqenie për zonën. Të punësuarit në këto investime të reja, paguhen mesatarisht 700 dollarë në muaj”.

Po ku ishte Edi Rama dje? Investimi kryhet nga miliarderi shqiptar Zamir Mane. Nëse duhet për ta bërë pak më popullor sqarimin, mund të themi se Zamir Mane ka në pronësi TEG , QTU,etj , të cila njeh populli i thjeshtë. Por Mane jo vetëm është miliarderi i vetëm shqiptar me një pasuri marramendëse që investon në Shqipëri, por edhe në Maqedoni, Kosovë,etj.

Dje miliarderi Mane i dhuroi nga Tirana kryeministrit një copë kromi, bile ia futi në kuti. Zamir Mane njihet si organizatori i takimit të Edi Ramës dhe Lulzim Bashës vjet në fudngushti në Vjenë, takim që u përgënjështrua sapo Berisha mori informacion se kanë “flirtuar” politikisht.Mane është biznemen me një histori GINES pasurimi në mënyrë marramendëse.

Edi Rama ishte tek kromi i Zamirit, bëri foto, mori kutinë me “gurin e shenjtë” dhe u kthye në Tiranë, ndërsa Mane pinte puro kubane në katin e 14-të të Kullës së Tiranës, fiks dy kate poshtë zyrës së Berishës.

Shënim: Edi Rama pas kësaj vizite në minierat e Zamirit ka postuar edhe një foto të cilën e ka quajtur “FOTO E DITES:

bulqize

b12 b11 b10 b9 b8 b7 b6 b5 b4 b3 b2

 

SHKARKO APP