Ministra, vishuni me triko leshi kur dilni nga shtëpia!

SPAK kërkoi dhe GJKKO vendosi për pezullimin e zv/kryeministres dhe ministres së Energjisë e Infrastrukturës.

Kryeministri nuk e pranoi dhe çështja u ankimua në Gjykatën Kushtetuese. Opinioni i juristëve është i ndarë, ku shumica thonë se kjo është ndërhyrje flagrante kushtetuese nga pushteti gjyqësor mbi pushtetin ekzekutiv.

Kryeministria e ka quajtur këtë vendim të GJKKO si “akte brutale” së pari që cënojnë kompetencën e kryeministrit për të emëruar anëtarët e qeverisë, së dyti parimin e ndarjes së pushteteve dhe së treti godasin garancinë e imunitetit të anëtarit të Këshillit të Ministrave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky kaos i krijuar kërkon një shpjegim apo vendim të shpejtë të Gjykatës Kushtetuese. Nuk ka kohë për ta shtyrë duke lenë të kacafytën pushteti gjyqësor me pushtetin ekzekutiv, sepse gjithë pasojat mbi qytetarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tashmë gjykata kushtetuese u plotësue edhe me anëtarin e ri, Asim Vokshi që erdhi nga Gjykata e Lartë.

Dhe duhet të vendosë!

Sepse sa me shumë Kushtetuesja e vonon, aq me keq është për vendin, ku në vend të qeveriset mendja shkon të kacafytja mes SPAK dhe Qeverisë.

Në fakt me normale ishte që SPAK të kërkonte heqjen e imunitetit si deputete të Belinda Ballukut se sa pezullimi.

Po ra imuniteti, kishte rënë edhe posti, detyra!

Sidoqoftë ky veprim i skajshëm i SPAK kërkon vendim nga Gjykata Kushtetuese. Dhe nëse ajo i jep të drejtë SPAK, atëhere duhet duartrotikur prokurori që firmosi.

Dhe pas kësaj të bëhen gati gjithë ministrat që kur të dalin në rrugë, të jenë me triko leshi se SPAK mund t’i marrë në zyrë apo kudo të jenë!

Se tani po vjen edhe dimri e është shumë ftohtë në kafaze!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?