Ministrat Gonxhja dhe Mazniku për Auto Moto Park Albania në Krastë te Elbasanit dhe rijetëzimin e Kalasë së qytetit
Blendi Gonxhja, ministri i kulturës dhe Ekonomisë, bashkë me Arbjan Maznikun, ministrin e Pushtetit Vendor, kanë biseduar për rijetëzimin e Kalasë së qytetit të Elbasanit dhe Auto Moto Park Albania.
Ministri Gonxhja shkruan në profilin e tij në facebook: “Së bashku me Arbin, Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor, diskutuam konkretisht e me detaje, mbi projekte të cilat lidhen me Elbasanin dhe gjithë qarkun.
Investime duke filluar nga rijetëzimi i Kalasë së qytetit në bashkëpunim me AADF, që synon të rikthejë në vëmendje trashëgiminë kulturore, te revitalizimi i Metalurgjikut, një projekt i ri mjaft ambicioz dhe deri te projekti i shumëpritur i Auto Moto Park Albania në Krastë, një destinacion i ri që do të sjellë zhvillim inovativ dhe turistik në zonë.
Projekte konkrete këto që do t’i japin Elbasanit vëmendjen që meriton”.
KOHA JONË SONDAZH

