Ministri Balla e kaloi provimin e parë si ministër
-Daniel Muçaku-
Në momentin e emërimit si ministër i brendshëm, Taulant Balla, pati hezitime apo dyshime se nuk do të ishte ministër që do të mund të luftonte krimin e organizuar. Apo se do të ishte ministër që do të sulmonte vetëm opozitën.
Ishte PD ajo që kishte hedhur akuza të forta ndaj Taulant Ballës për lidhje me krimin, por kanë kaluar 100 ditë e kusur nga marrja e detyrës si ministër i brendshëm dhe kemi një tablo të punës së ministrisë së brendshme.
Policia e Shtetit është në betejë të përditshme ndaj krimit dhe bandave. Por pa harruar se ministria e brendshme ka manifestuar një organizim më efektiv në politikat e saj, ku ka vendosur prioritet sigurinë në shkolla, një veprim që ka patur përkrahje publike.
Megjithatë në kaq pak ditë nuk mund të thuhet se mori “master”, por duket se “bachelor-in” e ka me nota të mira!
Në të vertetë të jesh ministër i brendshëm është punë me rrezik se sa privilegj, sepse historia na ka treguar se papritur merr “penallti” dhe ikën.
Deri tani ministri Balla ka vlerësime pozitive. Mbetet të shikohet kur të fillojnë protestat e dhunshme të PD-së së Berishës, protesta që nuk do të kalojnë lehtë, sepse ka filluar organizimi në bazën e demokratëve.
Ai është testi për “Master”!