Ministri Brendshëm nuk kërkon falje për masakrën te Teatri Kombëtar

Ministri Brendshëm Sandër Lleshi në parlament nuk kërkoi asnjë falje për veprimet e policisë së shtetit me datë 17 maj 2020, kur dhunuan si cuba artistët dhe aktivistët që ndodheshin në mjedise e më pas i morën me forcë duke përdorur dajakun. Nuk kërkoi falje për dhunën ndaj gazetarit të njohur Alfred Lela.

Asnjë pendesë nuk pati ministri brendshëm!

Bile ministri tha se artistët kanë goditur policinë dhe i kanë plagosur. Kjo është absurde kur të gjithë panë live se si hynë me armë automatike në Teatër, se si filloi shembja kur kishte njerëz brenda, se si tërhoqën zvarrë artistët, etj.

Sandër Lleshi nuk shpjegoi se pse policët dhe forcat speciale ishin pa numër indentifikimi, siç e ka ligji, por u mundua të thoshte se unë e kam dhënë urdherin e unë përgjigjem para drejtësisë. Natyrisht që edhe ministri do përgjigjet i pari në SPAK, por edhe çdo policë apo shef policie do të penalizohet për shkeljen e ligjit.

Asnjë të mos harrojë pasi filmimet dhe fotot po transkriptohen në emra konkretë të cilët po zbardhen dhe do jenë nesër para drejtësisë.

Ministri vazhdoi në linjën e kryeministrit Rama, por harron Sandër Lleshi se ai nuk është më besnik se sa ish-ministri Tahiri, të cilin Rama e hodhi, sapo e pa se rrethi i litarit po i shkonte te fyti i tij në Surrel.

 

SHKARKO APP