Ministri Gjiknuri sulmon LSI. Militantët e Metës i turren, ikën me vrap ministri
Situata nuk duket aspak mirë mes PS dhe LSI. Pas katër vite bashkëqeverisje, PS dhe LSI, janë në ditët e fundit para përplasjes finale. LSI dhe Ilir Meta i solli në pushtet me votat që mori në vitin 2013, sepse po t’i kalonte në të djathtë do ishte PD në pushtet. Por siç ka folur dje Ilir Meta te Blendi Fevziu në TV Klan ku tregoi pabesinë e Edi Ramës si tip e si karakter, nuk duken ditë të mira mes dy partive. Kjo ka ardhur pasi Edi Rama u mbyll brenda me Lulzim Bashën dhe realizuan pazarin e fshehtë, i cili nga pak e përditë po del në dritë të diellit, pasi në thelb mbetet një marrëveshje antidemokratike kundër sistemit shumëpartiak në Shqipëri si dhe me synimin për mbyllje të ndëshkimit të tyre personal e të zyrtarëve të Rilindjes e demokratë nga Vettingu, duke u bërë bashkë në komisione.
Sondazhet reale në terren janë krejt ndryshe nga ato që jepen nga media ku Ilir Meta pohoi në “Opinion” se janë të paguara nga PS-ja. PD ka njëfarë rritje të vogël, LSI po ngjitet frikshëm për Bashën dhe Ramën, LIBRA surprizë, PDIU stabël,etj. Kjo ka sjellë urdhërin e Edi Ramës për sulm total ndaj LSI, mikut që i dha karriken e kryeministrit në vitin 2013. Por jo vetëm kaq, por Ilir Meta e vendosi kandidat për kryetar bashkie në Tiranë në vitin 2000 dhe i dha fitoren në vitin 2007. Por nderet kështu u kthekan! Nuk është pa faj as LSI dhe Ilir Meta. Vetë i besuan, vetë e ngjiten lart.
Dueli nga qendra në Tiranë ka plasur në rrethe. Përleshjet mes militantëve të PS-së dhe LSI-së duket se janë duke u kthyer në të përditshme. Ndërsa mes PD dhe PS ka paqe, dashuri dhe ndarje pazari. Pas asaj të ndodhur në Kuçovë, një tjetër sherr ka ndodhur në Akërni të Vlorës.
Këtë herë ka qenë ministri Damian Gjiknuri që ka nxitur sherrin mes militantëve. Ai ka bërë thirrje që asnjë votë të mos shkojë për LSI-në, që të zhduket si forcë politike, por kjo ka sjellë dhe reagimin e disa simpatizantëve të LSI-së të ndodhur aty afër. Ministri ka folur me tone të egra ndaj LSI dhe Ilir Metës. Militantët e LSI të shumtë në numër afër takimit elektoral të PS-së (Akërni, fshat i vogël) i janë drejtuar fillimisht Gjiknurit që të mos fyejë dhe më pas janë përleshur me njerëzit e ministrit të Energjetikës, i cili është edhe kryesuesi i listës së PS në Vlorë.
Simpatizantët e LSI-së kanë akuzuar Gjiknurin se po kërkon të fusë banorët e fshatit në vëllavrasje vetëm për çështje politike. Gjithsesi, ministri nuk është prekur fizikisht nga banorët pasi ministri është larguar me vrap pas tensionimit të situatës. Ndërkohë ministri ka lajmëruar policinë për ta shoqëruar nga fshati, sepse situata mund të kapërcente përmasat nga duel politik në ring fizik. Pas kësaj është lajmëruar kryeministri Rama dhe ministri i Brendshëm (PD), të janë shqetsuar për shendetin e ministrit të Energjitikës.
E çuditshme! Para vitit 2013 përplasjet ishin mes PS dhe PD. Tani janë bërë krushk me Edi Ramën, demokratët e Bashës.
Duket se lufta PS-LSI nuk do mbyllet me kaq. Pas 26 qershorit nuk shpresohet te ketë qeveri PS-LSI. Mundet LSI-PD-PDIU-LIBRA-PAA-PR-PBDNJ-LZHK-PDK.