Kotzias: Çamët bashkëpunëtorë me nazistët. Bushati:Dialog për problemet
Në Tiranë janë zhvilluar shumë takime me palën greke gjatë 26 viteve të fundit, ku problemet mes dy vendeve janë anashkualur, ose ëshë folur me nënkuptime. Vizita e ministrit grek Nikos Kotzias, mund të bëjë pjesë në ato vizita, ku është folur hapur dhe pa doreza për çështjet që ndajnë dy vendet. Porblemi çam, çështja e kufirit detar, ligji i luftës janë probleme për të cilat ministrat e Jashtëm Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias kanë deklaruar se ekziston mundësia e zgjidhjes së tyre.
Në konferencën e përbashkët për shtyp, ministri Bushati ka deklaruar se, është diskutuar për një sërë çështjesh, që variojnë nga ato që e kanë origjinën tek Lufta II Botërore e deri tek ato aktuale dhe që i përkasin së ardhmes europiane të përbashkët.
“Kemi këmbyer disa ide për të shkuar drejt një platforme të përbashkët për të zgjidhur çështjet dypalëshe që janë në tryezë dhe më vjen mirë të them që kemi rënë dakord për një mekanizëm të përbashkët, i cili do të mblidhet në mënyrë periodike për të gjitha çështjet”, ka thënë mes të tjerash Bushati.
Ai ka bërë me dije se me homologun helen janë fokusuar tek mënyrat se si do t’i zgjidhim këto çështje. “Në idetë e shkëmbyera me mikun Kotzias kam vënë re se ka shumë të përbashkëta dhe vullnet për të ecur përpara. Kemi rënë dakord për një hartë rruge”, ka shtuar Bushati.
Ai ka theksuar se, marrëdhëniet dypalëshe me Greqinë janë komplekse, por me potencial shumë të lartë bashkëpunimi. “Me Greqinë kemi një partneritet strategjik, por edhe një potencial të madh që duhet ta shfrytëzojmë”, ka shtuar Bushati.
Edhe Kotzias, nga ana e tij, ka shprehur gatishmërinë e Athinës që të zgjidhim bashkarisht problemet dhe të ecim më tutje.
“Kjo është filozofia jonë e përbashkët, sepse duhet t’i zgjidhim problemet ekzistuese dhe të shohim drejt së ardhmes. Ne mendojmë t’i zgjidhim me kulturën e dialogut dhe mirëkuptimit, pra me kulturën europiane. Propozimi i Ditmirit për një hartë rruge dhe përcaktim kohor është i mbështetur në instrumentet e BE dhe ne duhet ta ngremë këtë peshë institucionale dhe të mbarojmë me problemet që mbarim nga e shkuara dhe të procedojmë me anëtarësimin në BE të vendeve të Ballkanit”, ka thënë Kotzias.
Ai ka shtuar se, Greqia e do Shqipërinë në BE dhe do të jetë përkrah saj për çdo gjë që do t’i nevojitet drejt BE-së”. Më tej dy ministrat u janë përgjigjur pyetjeve të mediave.
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, u pyet në Tiranë në lidhje me reagimin e fortë të publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Greqisë në lidhje me disa deklarata të kryeministrit Rama në kongresin e PDIU. Kotzias tha se ai nuk ishte autor i asaj deklarate, por ajo ishte produkt i disa qarqeve të Ministrisë së Jashtme. “Tjetër gjë është deklarata e Ministrisë së Jashtme, tjetër gjë deklarata e Ministrit të Jashtëm dhe tjetër gjë deklarata e tipit: qarqet thonë se…”, u shpreh Kotzias. Ai tha se e vetmja deklaratë e bërë prej tij është ajo që ai e do Shqipërinë në BE.
Gjatë konferencës për shtyp me Ditmir Bushatin, Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikola Kocias shpjegoi si e sheh Greqia çështjen came. Ai risolli edhe njëhëerë konceptin e bashkëpunimit me nazistët, duke thënë se çamët që u larguan nga Greqia nuk ishin autoktonë, por një grup njerëzish të ardhur nga Shqipëria.
“Sa i përket çështjes came është e ditur se kemi një gup shumë të madh çamësh që janë shqiptarë dhe jetojnë në Shqipëri. Për këtë gjë unë uroj që në këtë grup të kenë përspektivë, të kenë dhe ata fitime nga integrimi i Shqipërisë në BE, por janë disa çamë të vjetër, dmth kristianë të myslimanizuar të 1911, të cilët sot janë qytetarë grekë, shtetas grekë. Ekzistojnë edhe disa çamë që bashkëpunuan me pushtuesit gjermanë dhe ngritën ato Komisionet e Kontrollit dhe të zhvatjes së pasurive të popullsisë tjetër që mbetej në zonat e Epirit, të cilët u dënuan nga Gjykatat greke në bazë të ligjit grek dhe ligjeve ndërkombëtare dhe në ndryshim nga njerëz të tjerë që jepnin llogari në Europë, u larguan nga vendi dhe nuk u ekzekutuan. Unë mendoj se duhet të kemi kujdes kur flasim për këta çamë, se nuk nënkuptojmë asnjë grup qytetarësh shqiptarë dhe nuk nënkuptojmë Shqiipërinë. E them këtë se disa duan të bëjnë të njëjtë bashkëpuntorët me ata që merreshin me nazizmin gjerman dhe duan t’i ngatërrojnë me një grup shqiptarësh që jetonin në Shqipëri dhe nuk kanë jetuar asnjëherë në Greqi, dhe më pas këta t’i bëjnë njësoj me të gjithë shqiptarët. Nën këtë prizëm ne themi se ekziston problem si e përballon vendi fqinj. Ne këmi një qasje të ndryshme dhe të gjitha janë të njohura nga pikëpamja e histories”.
Pjesë nga konferenca
Zoti Bushati, a u diskutua për çështjen came, që ajo të jetë në paketën tuaj? Ndërsa ju, zoti Kotzias, në takimin e fundit keni thënë se ligji i luftës është një formalitet, pse nuk është hequr?
Ditmir Bushati: Respektojmë pikëpamjet e ndryshme që kemi për disa prej çështjeve, por nuk ka diskutim që sa na përket neve, çështja çame është pjesë e kapitullit që e ka vendin gjatë Luftës II Botërore. Jemi vende fqinje dhe është normale të kemi lexime të ndryshme për këtë dhe çështje të tjera, por besoj se një qëndrim realist do të zbuste tonet. Këtu nuk bëhet fjalë as për pretendime territoriale ndaj Greqisë. Shqipëria nuk ka asnjë pretendim, ajo e respekton Greqinë si fqinj. Por qasja jonë kur flasim për këtë çështje ka të bëjë me respektimin e të drejtave themelore të çamëve, që ishin shqiptarë me nënshtetësi greke. Çdo debat me karakter diskriminues duhet të hiqet.
Nikos Kotzias: Greqia beson se me deklaratën e Këshillit të Ministrave të 1987-s, ne nuk jemi në luftë. Kjo është e vërtetë. Marrëveshja e miqësisë e ’96-s është po ashtu e vërtetë. Integrimi i shqipërisë në NATO dhe perspektiva për hyrje në BE na bën jo vetëm miq e partnerë. Nëse ekzistojnë dyshime nga pala tjetër në jemi apo jo në gjendje lufte, atëherë kjo do të jetë pjesë e diskutimeve dhe besoj se do të gjejmë një zgjidhje për këtë çështje. Sa për çështjen çame, ne e dimë që ka një popullësi çame që jeton në Shqipëri dhe ne urojmë që edhe ata të përfitojnë nga integrimi, por janë edhe disa çamë të myslimanizuar që janë shtetas grekë.