Ministri i Brendshëm Tahiri denoncon: Më kanë futur pajisje përgjimi në zyrë!

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri denoncon në Prokurori se i kanë vendosur pajisje përgjimi në zyrë. Pajisja e përgjimit është gjendur afër printerit të zyrës së tij.

Ndaj ai ka shkuar në Prokurori për të bërë denoncim. Ky është skandal shtetëror. Kur përgjohet Ministri i Brendshëm merret me mend si përgjohen të tjerët!

Nuk dihet se cilat janë dyshimet e Ministrit për personat që mund të kenë vendosur pajisjen. Ndërkohë që Prokuroria nuk ka dhënë asnjë detaj për pistat e hetimit.

Në padinë e Ministrisë së Brendshme kërkohet që të gjenden personat që i kanë vendosur në zyrë ministrit Tahiri aparat përgjimi. Mësohet se aparatura e përgjimit është dërguar në laboratorin e policisë shkencore për ekzaminim. Dyshimet e para janë se personi që i ka vendosur pajisjen e përgjimit në zyrë ministrit Tahiri është punonjës i Ministrisë së Brendshme.

Verifikimi i pretendimit të Ministrit ka bërë që të gjithë në Ministrinë e Brendshme të jenë në panik. Verifikimet kanë nisur që nga stafi i ngushtë i ministrit, e deri të punonjësit e godinës që Ministrisë së Brendshme.

Por veç çështjes se kush e ka vendosur aparaturën personalisht, një tjetër pikëpyetje është se për llogari të kujt janë kryer përgjimet dhe kush i disponon ato tashmë. Nga ana tjetër, a janë përdorur përgjimet për shantazh ndaj Ministrit të Brendshëm?

Sipas ligjit shqiptar, përgjimi mund të kryhet vetëm nga Prokuroria me urdhër gjykate. Gjithashtu edhe shërbimi Informativ Shtetëror ka të drejtë të kryej përgjime. Por në të gjitha rastet, janë dy institucione që kanë djieni për procesin e përgjimeve.

Në rastin e Ministrit Tahiri duket qartë që kemi të bëjmë më përgjime të paligjshme. Çështja është se nga kush është kryer dhe për llogari të kujt? Denoncimi i ministrit vjen në kohën kur vetë Ministria e Brendshme është akuzuar nga opozita se ka kryer përgjime të paligjshme me një pajisje të misionit italian interforcë. Edhe për këto akuza ka hetim nga prokuroria.  A mos denoncimi për përgjimin e Tahirit është mënyrë për të larguar vëmendjen nga përgjimi i dyshuar i vetë Policisë?

Detajet e pakta që kanë dalë deri tani tregojnë se kemi të bëjmë me një skandal të përmasave të panjohura në vend. Një skandal që duket se do të ketë jo pak zhurmë dhe përplasje politike.

Interesant është fakti se padia e Tahirit është paralajmëruar disa ditë më parë nga ish-kryeministri Sali Berisha. Në një status në Facebook, më 20 maj 2016, Berisha deklaronte se Ministri Tahiri ka gjetur një pajisje përgjimi afër “grirses së letrave”. Berisha bënte dhe diversion politik mes aleatëve qeverisës.

Postimi i Sali Berishës më 20 Maj 2015:

Ish-kryeministri Berisha paralajmëroi në datën 20 maj se në zyrën e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri ishte vendosur një përgjues. Lexoni më poshtë çfarë shkruante Berisha në faqen e tij në Facebook.

Ne zyren e Saje qorrit gjendet nje çimke!

Te dashur miq, parmbreme, ne zyren e Saje qorrit, konkretisht ne anen e pasme te grireses se letrave gjendet nje goxha çimke! Kjo e ka tmerruar Saje qorrin, i cili ka dyshim kryesor:1- zevendesministrin e LSI dhe 2-njerin nga asistentet e tij.

Por njerezit afer tij flasin edhe per dy burime te tjera me te mundshme, njeri i huaj kurse burimi tjeter eshte intim! 

SHKARKO APP