Ministri i Drejtësisë: Policia të nxjerrë përjashta sekretaren e përgjithshme!
Po e shkatërrojnë me kaq dashuri, Basha-Rama, krejt administratën publike. Vetëm që të ruajnë karriket e tyre. Që të zbatohet marrëveshja Rama-Basha duhet ndonjëherë ndërhyrja e policisë. Dihet tashmë që ministri i PD-së Gazmend Bardhi ka pezulluar nga detyra Juliana Hoxhajn, Sekretaren e Përgjithshme. Ajo kandidon për deputete dhe sipas marrëveshjes Rama-Basha nuk mund të qëndrojë në detyrë deri në 26 qershor. Pavarësisht kësaj, Juliana Hoxhaj këmbëngul të vazhdojë punën. Sot ajo u fut në Ministrinë e Drejtësisë dhe shkoi drejt e në zyrë.
Reagimi i Gazmend Bardhit ka qenë ekstrem.
Pezulloi nga detyra stafin që lejoi Juliana Hoxhën të futej në zyrë dhe thirri policinë. Në ambjentet e Ministrisë së Drejtësisë hynë forcat e policisë, pasi u njoftuan nga vetë ministri i PD-së, Gazmend Bardhi.
Konflikti Bardhi-Hoxhaj nisi pas kërkesës së ministrit për të pezulluar numrin dy të Drejtësisë, me pretendimin se ajo kandidon për deputete në zgjedhjet e 25 qershorit dhe përfshirjes në fushatën zgjedhore. Ndërkohë, Departamenti i Administratës Publike rrëzoi pezullimin e Bardhit duke argumentuar se ministri ka tejkaluar kompetencat e tij. Nga ana tjetër, ministri teknik i PD ka paralajmëruar se nuk do njohë autoritetin e DAP-it duke lënë në fuqi pezullimin për Sekretaren e Përgjithshme.
Situata në ministrinë e drejtësisë vazhdon te jetë e nderë dhe ku asnjeri nuk punon nga frika e përplasjeve në ministri.
Kryeministri Rama ka pranuar që të vihet nën terror administrata në krejt vendin vetëm e vetëm që Lulzim Basha të mos i prekë karriken e tij kryeministrore. Kjo që po i ndodh administratës mbetet një terror psikologjik ndërsa LSI e ka quajtur si Gestapo ndaj administratës.