Ministri i financave i kujton Xhafajt se “autoriteti i Ramës është i padiskutueshëm”?

Ministri i Financave Arben Ahmetaj në studion e Ilir Babaramos ka folur për shumë probleme të qeverisjes, duke theksuar se gjithçka ecën shumë mirë, sipas tij, por kur ka ardhur pyetja për ministrin e brendshëm Fatmir Xhafa, tha se “autoriteti i kryeministrit është i paprekshëm”. Ministri ka cituar tekstualisht: “Autoriteti i kryeministrit është i padiskutueshëm. Zoti Xhafaj e di shumë mirë çfarë do të thotë autoriteti. Policia duhet trajtuar me më shumë dashuri dhe ministri i Brendshëm ka një pozicion shumë të vështirë”.

Por pyetja del se pse ia kujton ministri i financave, ministrit në ikje se “autoriteti i kryeministrit është i padiskutueshëm”? Apo ministri financave ka qenë dëshmitar kur ka patur tensione mes kryeministrit dhe ministrit të brendshëm, Xhafaj, siç edhe flitej nëpër kafenetë e politikës? Kjo thënie e Arben Ahmetaj nuk është bërë pa qëllim publik. Ai e ka cituar dhe theksuar këtë togfjalësh për “autoritetin e kryeministrit”, sepse diçka ka ndodhur atëhere mes Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës. Siç duket dhe del nga nënkuptimi plot helm i ministrit të financave, mes ministrit të brendshëm dhe kryeministrit nuk ka patur mirëkuptim dhe se Fatmir Xhafaj nuk e ka pyetur kryeministrin në punët e tij si ministër.

U tha se dorëheqja e ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj kishte ardhur si presion nga arrestimet e fundit si dhe nga fakti që kryeministri e ka kërcënuar se nuk duhet të vazhdojë ti bjerë me gurë çatisë së qeverisë dhe PS. Edi Rama ditën e dorëheqjes së Fatmir Xhafës shkoi kastile në Lushnjë, gjoja në një aktivitet me të rinjtë, ku tha se “nuk duhet ti gjuani me gurë partisë tuaj, ndryshe duhet të ikni”, që në Tiranë u përkthye se e kishte direkt për ministrin Xhafaj.

Se çfarë “tjegullash” ka thyer Fatmir Xhafaj, kjo duket kur dosja Dako dhe arrestimet terrorizuan kryeministrin. Ndaj ia përmendi ministri financave këtë të hënë, Fatmir Xhafajt punën e “autoritetit”.

Por Fatmir Xhafaj duhet të rrëfehet dhe jo të thotë se ika me dëshirë.

SHKARKO APP