Ministri i Punëve të Jashtme Edi Rama betohet para Presidentit Meta

Pak minuta ka zgjatur betimi i kryeministrit Rama para Presidentit Meta.
Në Institucionin e Presidentit të Republikës u zhvillua ceremonia e betimit të Ministrit të ri për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit përkatës, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, e njëkohësisht Kryeministër, Edi Rama, u betua sonte, duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë.
Presidenti i Republikës, Meta, duke i dorëzur dekretin, i uroi suksese në këtë detyrë shumë të rëndësishme. Në ceremoni ishte i pranishëm Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit të Republikës.

 

VIDEO/Ceremonia e betimit të kryeministrit Edi Rama si ministër i Jashtëm

SHKARKO APP