Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut paralajmëron: Koronavirusi do të qëndrojë gjatë, në vjeshtë presim goditjen më të fuqishme

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe ka paralajmëruar se tashmë koronavirusi do të qëndrojë gjatë dhe në vjeshtë pritet goditja më e fuqishme.

Sipas Filipçes, bazuar në analizat dhe parashikimet në vjeshtë njerëzit do të jenë më shumë brenda dhe kjo do të shkaktojë edhe një përhapje të COVID-19 në ambientet e mbyllura.

Ai shton se tashme mbetet vetëm përgatitja e sistemit shëndetësor dhe respektimi i masave.

“Sipas të gjitha analizave dhe parashikimeve, supozimi mbetet se në vjeshtë virusi do të përhapet më shpejt dhe më fuqishëm sepse edhe njerëzit nuk do të jenë në gjendje të jenë në ambiente të jashtme, ata do të jenë më shumë brenda. Kjo e konfirmon se virusi është këtu. Siç po shihet, do të qëndrojë për një kohë të gjatë, dhe ne duhet të jemi të përgatitur. Duhet ta përgatisim sistemin e kujdesit shëndetësor dhe të respektojmë masat për mbrojtje personale”, tha Filipçe.

SHKARKO APP