Tahiri:Jam me protestuesit e Kombinatit,përgjegjësit do të paditen

Saimir Tahiri shkoi tek qytetarët të cilët e kanë votuar. Kishin ankesa të drejta dhe u premtoi. Bashkia e Tiranës do të anulojë të gjitha faturat abuzive të Ujësjellës Kanalizimeve të Tiranës, ndërsa fajtorët do të mbajnë përgjegjësi penale. Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka paralajmëruar përmes një postimi në rrjetet sociale zgjidhjen përfundimtare për këtë histori abuzimi nga UKT.

Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri ka zbritur në Kombinat, zonën ku u zgjodh deputet, për të negociuar dhe qetësuar disa banorë që protestuan kundër faturave të Ujësjellës Kanalizimeve.

Pasi u njoh me këtë problem, që në fakt është i shtrirë në të gjithë Tiranën, Ministri Tahiri garantoi zgjidhje për këtë zbuzim skandaloz të UKT-së, siç e cilësoi ai.

sa3

Tahiri: Do ta zgjidh unë nesër, do ti çoj këto fatura që të anullohen.

Protestuesi: Po nuk u zgjidh halli do të bllokojmë prapë rrugën ne.

Tahiri: Do ta zgjidhim, çfarë ka qytetarë që kanë fatura uji të mbifaturuara dhe abuzive ti mbledhim tek njësia dhe do ti anullojmë, çfarë të bëjmë ne? Do ti çoj unë në Bashki dhe do të anullohen, do ta kërkoj unë që të anullohen.

Pas protestës, Ministri Tahiri ka negociuar me kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, nga i cili ka marrë premtimin për anullimin e të gjitha faturave abuzive.

Vendimin Tahiri e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale, ku në cilësinë e Ministrit të Brendshëm paralajmëroi se fajtorët do të mbajnë përgjegjësi penale.

Tahiri: Mbifaturimi abuziv duhet të marrë fund menjëherë. E në qoftë abuzim i qëllimshëm, dikush duhet të mbaje përgjegjësi penale. Fola me Kryetarin e Bashkisë Tiranë dhe me premtoi anulimin e faturave abuzive dhe zgjidhjen e problemit një herë e mirë. Proteste e drejtë, për një kauzë të drejtë, që do zgjidhet shumë shpejt.

Prej ditësh qytetarët e Tiranës po denoncojnë faturimet abuzive nga ana e UKT-së, skandal i cili ka ngjallur reagime të forta dhe protesta.

Postimi i Tahirit në fb

tahiriiiiiiiiiiiiiiiii
100200300400500

SHKARKO APP