Pajisje trajnimi për përgjime apo pajisje përgjimi me trajnime -kjo është çështja!
Pas akuzave të medias dhe PD-së, por edhe dyshimit të aleatit qeveritar LSI, ka dalë ministri i Brendshem Tahir i cili ka mohuar në mënyrë të prerë se policia e Shtetit nuk ka asnjë pajisje përgjimi. Ai hodhi poshtë akuzat dhe tha se kjo e gjitha bëhet për të penguar Policinë e Shtetit për të luftuar krimin e organizuar. Ne-tha ministri-nuk tërhiqemi para asnjë presioni politik të bashkuar me krimin.
I pyetur nga gazetarët se ku ndodhet kjo pajisje përgjimi , ministri tha se nuk është pajisje përgjimi, por trajnimi mes policisë shqiptare dhe asaj italiane. E ritheksoi se nuk e ka në dispozicion policia e shtetit, ndaj t’ia lemë hetimit të prokurorisë, përfundoi ministri i brendshëm
Bashkëbisedimi i plotë me gazetarët
Gazetarja: Zoti. Ministër ku ndodhet paisja e përgjimit dhe si është futur ajo në Shqipëri?
Tahiri: Ju dini që ka një paisje përgjimi?
Gazetarja: Derisa Prokuroria ka nisur një hetim…
Tahiri: Më duhet tu sqaroj se policia e shtetit nuk disponon dhe as ka disponuar dhe as i lejohet të disponojë në të ardhmen një paisje përgjimi. Në policinë e shtetit nuk ka asnjë paisje përgjimi dhe policia bashkë me partnerët nuk ka punuar kurrë dhe as nuk do të punojë, të paktën sa jam unë në detyrë me një paisje përgjimi. Dhe unë jam në detyrë bashkë me drejtuesit e policisë për të garantuar që policia e shtetit bën detyrën pa shkelur ligjin. Ndërkohë në policinë e shtetit ka një trajnim që vazhdon prej disa javësh i cili zhvillohet mbi bazën e një marrëveshje të nënshkruar mes dy qeverive në 2007, ku parashikohet që mes policisë shqiptare dhe policive partnere, në rastin konkret asaj italiane të bëhet shkëmbimi i eksperiencave me metodologjinë më të mirë në rast të hetimit të krimit dhe veçanërisht të terrorizmit. Në këtë kuadër policia e shtetit ka zhvilluar dhe sot që flasim zhvillon dhe do të vazhdojë të zhvillojë në të ardhmen trajnime me policitë partnere. Siç ka bërë policia e shtetit me po të njëjtën paisje edhe në të kaluarën, edhe kur unë nuk kam qenë Ministër, edhe kur këta që flasin sot kanë qenë në qeveri dhe ju ritheksoj nuk bëhet fjalë për një paisje përgjimi. Bëhet fjalë për një paisje fare normale në punën e policisë.
Gazetarja: Ku ndodhet kjo?
Tahiri: Nuk ka asnjë lidhje me përgjimin. E deklaroj me përgjegjësinë time të plotë. Nuk jam në detyrë për të bërë atë që kanë bërë ata që kanë qenë më parë.Policia e Shtetit nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë paisje përgjimi.
Gazetarja: Ku ndodhet kjo paisje që bëhet trajnimi?
Tahiri: Janë të ftuar të gjithë ata që mendojnë se ka vend për të parë konkretisht se çfarë bëhet, janë të ftuar të vinë të asistojnë në të gjitha rrugët ligjore, të verifikojnë, të hetojnë 24 orë në 24, të shohin nëse policia e shtetit thotë të vërtetën dhe unë them të vërtetën në këtë deklaratë që po bëj, apo ne gënjejmë. Mjafton që të bëhet në rrugë ligjore duke lënë mënjanë thashethemet dhe keqkuptimet.
Gazetarja: Ku ndodhet kjo paisje që bëhet trajnimi? Pse nuk i është vënë në dispozicion Prokurorisë?
Tahiri: Për këto detaje duhet të pyesni instancat përkatëse.Prokuroria e Shtetit i ka të gjitha mundësitë trë verifikojë në cilëndo mënyrë të mundshme dhe ligjore. Jemi terësisht të hapur, në dispozicion dhe pa asnjë merak.
Gazetari: A do të merrni pjesë nesër në Komisionin e Sigurisë?
Tahiri: Dëgjova diçka në media por nuk kam marrë akoma ftesë zyrtare. Nëse më vjen ftesë zyrtare jam 24 orë në dispozicion të gjithkujt që ka veshë të dëgjojë.
Gazetari: A është kjo një paisje gjurmimi dhe prej cilit vit ndodhet në Akademinë e Policisë?
Tahiri: Bëni durim për të marrë detaje kur instancat përkatëse të bëjnë sqarimet e nevojshme. Qeveria e djeshmee ka shumë merak të merret me policinë e shtetit dhe mua personalisht. I mirëkuptoj dhe falenderoj që më kujtojnë detyrën që po bëj çdo ditë, madje dhe dy herë në ditë. I falenderoj për të gjithë konferencat e shtypit që kanë bërë deri më sot, madje i ftoj të nxiten më shumë sepse çdo konferencë e tyre për shtyp mua më nxit të bëj akoma më mirë detyrën. Këta duan të intimidojnë policinë e shtetit dhe nuk do t’ia arrijnë.
Gazetari: Me Balilin çfarë po bëhet?
Tahiri: I bashkohem kolegut tim Manjani, duhet të pyesni Prokurorinë.
Këto ditë zyrtarë të lartë të LSI ka thënë nëse vertetohet pajisja e përgjimit si dhe janë bërë përgjime pa autorizim ligjor, do të jetë një skandal i madh.
Në fakt pajisja ndodhet në Tiranë, por nuk ka mundësi të vertetohet nëse janë bërë përgjime të paligjshme.
Pajisje trajnimi duke bërë përgjime apo pajisje përgjimi duke bërë trajnime -kjo është çështja! Ndaj Edi Rama ka shumë informacione për këdo…!
Ja ç’ndodhi para deklaratës ministrit Tahiri:
Partia Demokratike gjeti mbështetjen e LSI në hetimet për përdorimin e pajisjes së përgjimit nga policia shqiptare. Gjatë mbledhjes së Komisionit Parlamentar të Sigurisë, deputeti demokrat Flamur Noka kërkoi të thirret për shpjegime ministri Tahiri
“Ka dalë lajmi i një pajisjeje përgjimi, që fillimisht u mohua. Më vonë rezultoi se prokuroria ka nisur një hetim. Kjo përbën krim të rëndë ndaj një grupi deputetësh të opozitës ndaj kemi thirrur Tahirin, Llallën, Vishën dhe Çakon. Sepse ekzistenca e pajisjes shkel ligjin dhe të drejtat e njeriut. Nesër në ora 10:00 presim Tahirin të japë përgjigje. Në 11:00 presim Adriatik Llallën. Në 12:00 do thirret Haki Cako, dhe në 13:00 kreun e SHISH, për të dhënë shpjegime”- deklaroi Noka.
Ndërsa deputeti i LSI-së Luan Rama është shprehur se nëse vërtetohet se pajisja është vendosur, kjo do të ishte një shkelje e rëndë.
“Nuk besoj se kane lajthitur drejtuesit e institucioneve e ta kenë vendosur këtë pajisje. Do ishte skandal i institucional,” ka thënë Rama, duke shtuar se nëse ky shqetësim ka shkuar tek Presidenti i Republikës atëherë duhet të nis një hetim.
Por pas diskutimeve, deputetët socialistë janë larguar nga mbledhja. Pas kësaj deputetët e LSI kanë rënë dakort me demokratët, për një raportim të kreut të SHISH, Visho Ajazi. Nëse ai e mohon ekzistencën e pajisjes atëherë nuk ka arsye përse të thirren për raportim krerët e tjerë.
Flet Presidenti Nishani