Ministria e Brendshme duhet urgjent të sigurojë jetën e liderit të opozitës

Kush po kërkon destabilizimin e Shqipërisë? Kush po paguan dhe investon në një sherr kombëtar në Shqipëri? Lulzim Basha ka shtuar ndjeshëm masat e sigurisë prej katër ditësh. Një informacion i një burimi të besueshëm ndërkombëtar ka sinalizuar autoritetet shqiptare se një grup i rrezikshëm kriminal po përgatit një plan për eliminimin fizik të kryetarit të opozitës shqiptare. Dhe kur lajmërojnë ndërkombëtarët natyrisht se kanë burime informacioni të besueshëm.

Qëllimi, nuk është goditja e opozitës, por destabilizimi Shqipërisë dhe Rajonit, duke përfituar nga situata e nxehtë politike në vend. Burimi ndërkombëtar që ka dhënë këtë informacion të rëndësishëm ka informuar edhe herë të tjera për ngjarje plane të ngjashme, të cilat janë vërtetuar nga autoritetet shqiptare.

Një prej tyre bën fjalë për një skemar për të eliminuar një politikan të rëndësishëm në vend në vitin 2011 në kulmin e një tensioni politik të krijuar mes mazhorancës dhe opozitës shkruan lapsi. Edhe në atë rast ndaj politikanit u shtuan masat e sigurisë dhe makinat e eskortës së gardës së republikës.

Lulzim Basha është parë të ketë jo vetëm truproja nga Garda e Republikës, por edhe policë privatë që e shoqërojnë në çdo lëvizje.

Mësohet se kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror Visho Ajazi ka zhvilluar një takim me kryeministrin Rama, të cilit i ka vënë në tavolinë informacionin për eliminimin e Bashës. Qëllimi ishte që kjo ngjarje t’i faturohej qeverisë, duke përfituar nga konflikti i ndezur politik, çka do të çonte vendin në kaos total.

Grupi që është ngarkuar për të kryer atentatin përbëhet nga të paktën tre kriminelë shqiptarë, të cilët jetojnë jashtë vendit dhe konsiderohen si tepër të rrezikshëm, theksojnë burimet.

Informacioni i dhënë nga burimi ndërkombëtar u është shpërndarë edhe disa agjencive të huaja të inteligjencës që kanë nisur verifikimet e tyre. Por kur ka informacione të tilla sekrete çfarë masash ka marrë Policia e Shtetit në ruajtjen e jetës së liderit të opozitës? A e di kryeministri Rama që ky skenar mund të ndezë Shqipërinë në një kaos më të zi se viti 1997?

E kemi një përvojë të hidhur në shtatorin e vitit 1998 kur vranë liderin e Dhjetorit ’90, Azem Hajdari. Shqipëria u kthye në një kaos dhe i pa qeverisur për muaj të tërë.

Ministria e Brendshme duhet urgjent ti vendosë ruajtje te përforcuar liderit të opozitës shqiptare, Lulzim Basha, pasi jo vetëm jeta e tij mbetet në rrezik, siç po vijnë informacionet sekrete, por edhe jeta e një vendi, sepse kaosi do jetë fatal për Shqipërinë dhe krejt Rajonin e Ballkanit.

Dikush synon destabilitet në Shqipëri dhe Ballkanin Perendimor.

 

SHKARKO APP