Ministria e Brendshme po bën gati arrestimin e deputetit Gent Strazimiri

Ministria e Brendshme i ka thënë një burimi të Top Channel se ajo do të padisë penalisht në Prokurorinë e Përgjithshme, deputetin Gent Strazimiri për armëmbajtje pa leje.

Dhe në rast se ajo do të kishte një leje prej saj, atëhere Saimir Tahiri ka gati prangat për të bërë një tjetër arrestim të bujshëm publik dhe për të justifikuar në të njëjtën kohë dështimin në menaxhimin e situatës së krimit në vend.

Sipas Ministrisë së Brendshme, në bazë të një ndryshimi nominal për armët, policia i ka kërkuar një javë më parë deputetit të dorëzojë armën që i është dhënë si deputet.

Po për Top Channel, burime të ministrisë  së Brendshme janë shprehur se: “Në rast refuzimi të arrestimit në flagrancë atëhere Ministria e Brendshme ka ndërmend të kërkojë nga Prokuroria e Përgjithshme autorizimin për të arrestuar ajo deputetin demokrat”.

SHKARKO APP