Ministria e Jashtme franceze: Shqipëria nuk plotësoi kushtet për negociatat  

Arsyet e refuzimit francez për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, veç reformimit të procedurave lidhen dhe me kushtet specifike për të dy vendet.

Frederic Mondoloni, Drejtor për Europën Kontinentale në Ministrinë e Jashtme Franceze, ka sqaruar për mediat gjatë një vizite në Serbi, se cila janë kushtet që nuk kanë plotësuar vendet e Ballkanit.

Diplomati francez thotë se dy vendet nuk kanë plotësuar kushtet e kërkuara nga Bashkimi Europian. Duke u ndalur në mënyrë specifike në rastin e Shqipërisë ai thotë se reforma në drejtësi është një kusht konkret i papërmbushur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pika kryesore që dua të theksoj është se Franca nuk është kundër, por pro hapjes së negociatave, por ne kemi nevojë për dy kushte për t’u përmbushur. Për Maqedoninë e Veriut një nga çështjet është Zyra e Prokurorit Special dhe për Shqipërinë reforma në drejtësi. Këto janë çështje të rëndësishme”,- deklaroi Frédéric Mondoloni për agjencinë e lajmeve që trajton çështjet e rajonit EWB (Europian Western Balkans). Intervista është dhënë në datën 17 tetor, por në deklaratat e diplomatit francez ka detaje mbi të cilat është mbështetur qëndrimi zyrtar i presidentit të Francës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndryshe nga sa deklaron qeveria “Rama” që negociatat u bllokuan për shkak të reformimit të procedurave, diplomatët francez kanë një listë me problemet e Shqipërisë. Ndërsa presidenti Macoron u ndal në çështje, në dukje parimore me strukturën e brendshme të BE, ministrja e Jashtme ka evidentuar që para mbledhjes së Këshillit Europian pikat kryesore të refuzimit francez.

Drejtori i MPJ-së franceze, Frédéric Mondoloni, i cili e njeh rajonin për shkak të karrierës si ambasador i Francës në Serbi, rendit dhe një sërë çështjesh të tjera që lidhen me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Ai ka sqaruar në mënyrë më konkrete se çfarë nënkupton presidenti Emanuel Macron me reformimin e procesit të zgjerimit. Sipas tij, gjatë vendet që janë në këtë proces duhet të zgjidhin problemet me funksionimin e shtetit ligjor dhe pavarësinë e medias. “Ne kemi nevojë për të reformuar procesin e zgjerimit, në mënyrë që ta bëjmë atë më të besueshëm, të qëndrueshëm dhe mbase gradual, i cili do t’i japë disa përfitime para anëtarësimit të plotë. Qëllimi është të bëjmë të mundur që çështjet shumë të rëndësishme si sundimi i ligjit, pavarësia e mediave të zgjidhen gjatë procesit të zgjerimit. Procesi madje duhet të jetë i kthyeshëm nëse është e nevojshme. Axhenda jonë është ambicioze, kjo reformë është e vonuar dhe ka nevojë urgjente për të reformuar funksionimin e brendshëm të BE-së”,- deklaroi Mondoloni.

Intervista e plotë e diplomatit francez: Mondoloni: France is for opening negotiations, but only after conditions are fulfilled

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?