Ministria e Mbrojtjes konfirmon 39 viktima, ndër to edhe e fejuara e djalit të kryeministrit

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar listën me 39 viktimat e tërmetit që goditi vendin në 26 nëntor. Mes tyre ndodhet edhe e fejuara e djalit të kryeministrit Rama, shkruan Top Channel.

Në Durrës, në total 15 viktima, të identifikuar si më poshtë:

Bajram Hajdarmataj, 54 vjeç, gjetur në L. 13.

Amelia Lala, 8 vjeç, gjetur në L.17.

Sadik Qato, 85 vjeç, gjetur në L 13.

Isah Abazi, 29 vjeç, banues në L.13

Esiela Karanxha, 8 vjeçe, gjetur në L. 18.

Flatar Zenelaj, 64 vjeç, gjetur në L. 13.

Eviola Broshka, 28 vjeç, gjetur në L. 18.

Kristi Reçi, 24 vjeç, gjetur në L. 18.

Sehadete Lala, 79 vjeç, gjetur në L. 18.

Diana Karanxha, gjetur në L. 18.

Eduart Reçi, gjetur në L. 18.

Shemsedin Abazi, gjetur në L. 13.

Dolora Reçi, 49 vjeç, gjetur në L. 18.

Klaus Reçi, 21 vjeç, gjetur në L. 18.

Griselda Lala, 22 vjeç, gjetur në L. 17.

Krujë, 23 viktima në total, të identifikuar si më poshtë:

Bukurije Leka

Erisa Cara

Ariela Lala, 4 vjeç

Fatmira Cuka, 44 vjeç

Selvie Lala, 77 vjeç

Saimir Greku

Kristjan Preçi, 26 vjeç

Sardi Cuka, 18 vjeç

Hajrie Vata 65 vjeçe

Klevis Çupi (Aliu), 34 vjeç

Drita Cakoni

Pëllumb Greku, 57 vjeç

Çelike Greku, 57 vjeç

Hajredin Çupi, 66 vjeç

Kastriot Cakoni, 58 vjeç

Fatmira Cara vjeç 54

Hasan Cara vjeç 16

Roledi Vata vjeçe 3

Suada Hysa, vjeç 18

Ankthi Cara vjeç 65

Adelina Kabili, vjeç 20

Almir Cara, vjeç 26

Stela Zvergeci vjeç 20, e fejuara e Almir Carës, nga Korça

Lezhë-Mamurras

Ersid Agim Hoxhalli, 32 vjeç (i aksidentuar)

Mbrëmë u aludua në media se një ndër viktimat e tërmetit në Thumanë ishte edhe e fejuara e djalit të madh të kryeministrit Rama, Gregorit.

Lajmin për vdekjen e të fejuarës së tij e ka konfirmuar vetë Gregor Rama. Ai konfirmon lajmin me anë të një story në Instagram.

“Mes viktimave të shumta nga kjo fatkeqësi natyrore edhe njeriu im i afërt sëbashku me vëllanë e saj, mamin dhe babin janë gjetur nën rrënoja. Vetëm dy trupa janë nxjerrur deri tani nga gërmadhat e asaj që u shpall ditë zie kombëtare”- shkruan Gregor Rama në storyn e tij.

SHKARKO APP