Ministrja e Arsimit Evis Kushi thirrje të rinjëve që duan të regjistrohen në Universitete: Regjistrohuni deri me 3 nentor, ora 08.00-16.00

Nga Evis Kushi, ministre e Arsimit-
Për të gjithë ata të rinj që duan të regjistrohen në universitete, që plotësojnë kriteret e mesatares së pranimit, por për arsye të ndryshme nuk kanë arritur të plotësojnë formularin A1/A1Z, apo që duhet të sistemojnë të dhena që u mungojnë, dëshiroj t’ju jap lajmin e mirë se kemi ofruar një mundësi të re.
Në këtë raund të fundit të procesit të regjistrimit për vitin akademik 2022-2023, ju ftojmë të plotësoni formularin dhe të zgjidhni një nga programet ku ka ende kuota të lira, në universitete publike dhe jopublike, sipas preferencave tuaja.
Afati për plotësimin e formularëve do të jetë data 3 nëntor 2022, ora 8:00 – 16:00.
Në të gjitha shkollat e mesme të vendit, stafet tona mësimore do të jenë në gatishmëri të plotë për t’ju asistuar në këtë proces.
Suksese të gjithëve!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Rama sjellë në Tiranë për zgjedhjet vendore Damian Gjiknurin, \"Mjeshtrin e Zgjedhjeve\". Mendoni se do ta ngrejë PS, Gjiknuri?