Ministrja e Brendshme gjermane: Marrëveshja e emigrantëve Shqipëri-Itali na intereson, po e shikojmë mundësinë…

Vendet që ndodhen në itinerarin e Europës e respektojnë rregullat e shtetit ligjor mund të kthehen në partnerë të Gjermanisë për procedurat e azilit.

Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser ka bërë të ditur, se po shikohet mundësia e procedurave të azilit në vende të treta, që ndodhen në itinerarin drejt Europës e plotësojnë standardet e shtetit ligjor. Në këtë kontekst shikohet nga qeveria gjermane edhe prakticiteti i marrëveshjes Itali-Shqipëri.

Në një intervistë për gazetën gjermane, “Welt am Sonntag”, ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser u shpreh, se “ka ekspertë, që e shikojnë të mundur një rregullore të tillë, të tjerë thonë, se duhet ndryshuar legjislacioni për këtë. Ne po e shohim këtë me shumë kujdes. Kriter për ne janë të drejtat e njeriut, si mbrohen në juridiksionin europian dhe në kushtetutën tonë.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Si vende që mund të vijnë në konsideratë, Faeser përmend “shtetet që ndodhen në itinerarin drejt Europës dhe respektojnë rregullat e shtetit ligjor”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë për të përshpejtuar procedurat e azilit, ministrja e Brendshme, Faeser ka premtuar 300 milionë euro shtesë. “Zyrën Federale për Migracionin dhe Refugjatët ne e forcojmë me 1.160 punonjës shtesë”, tha Faeser për gazetën gjermane./DW/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?