Ministrja e Kulturës duhet të sqarojë mesazhin që po pështjellon dynjanë

Një mesazh në Twitter i ministres shqiptare të kulturës, Mirela Kumbaro ka marrë dhenë në rrjetet sociale. Mesazhi është në anglisht. Por duhet pritur reagimi i ministres për të parë se mos i kanë vjedhur statusin e saj. Megjithatë burimet mediatike tregojnë se ministrja e ka nisur vetë dhe ajo duket se i është referuar nismës për leximin e librave.

Si nisëm mbetet për tu lavdëruar, por teksti i ministres ka rrëshqitje. Mjafton të lexoni përkthimin në shqip dhe duhet të mendohemi mirë nëse ministrja e ka thënë duke e menduar se ç’shkruan apo…

Në rrjetet sociale ka plasur humori pasi shkruajnë se “po turremi të marrim libra se ndryshe do mbetemi edhe pa ….!”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ja përkthimi në shqip:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne duhet të kemi sërish libra të mirë. Nëse shkon në shtëpinë e dikujt që s’ka libra, mos u q* me të. Mos e lejo atë të të eksplorojë ty para se të eksplorojë universet sekrete të librit”, shkruan Kumbaro në Twitter.

Në rrjetet sociale nuk ndalojnë. Ja se ç’poston Dritan Kaba:

DIALOG
Një vajzë pyet shoqen: He zemra nga ishe sot?
Ajo i përgjigjet: Ja, dola per libra se lexova ministren!

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?