Mirela Kumbaro: Shqipëria, një fshat i madh ku kemi fatin e keq të jetojmë

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e ftuar në emisionin “Shih programin” të gazetarit Enkel Demi në TVSH, e ka cilësuar Shqipërinë një “fshat të madh, ku për fat të keq jetojmë”.

Teksa pyetet për çmimin e dhënë për librin “Vrima”, ministria shpërthen në tërësi ndaj reagimeve. Megjithëse ndërkohë u botua përmbledhja e plotë e De Radës, ajo thotë se nuk pati të njëjtën bujë.

Ju e dhatë vetë çmimin për librin “Vrima” dhe këtu u bë nami apo jo?

“Nuk u bë nami për botimin e plotë të veprës së De Radës që u bë për herë të parë në Shqipëri, e kuruar nga dy profesorët arbëreshë, Mandala dhe Altiomari, ndërkohë që ia vlente të bëhej nami, sepse ishte një botim me vlerë.

Nga ana tjetër u bë ngjarje, për çmimin “Lumo Skëndo”, një çmim i cili është dhënë nga Biblioteka Kombëtare dhe është çmim bibliofilie, që do të thotë është çmim për libërlidhjen më të mirë të librin. Unë sapo kam marrë detyrën i kam dhënë fund një historie qokash, si kanë qenë çmimet vjetore të letërsisë, aq sa edhe kur ka patur libra me vlerë kritika është tretur, sepse e kanë dominuar llafet e historitë e fshatit të madh, ku për fat të keq jetojmë.

Ndaj unë i reduktova nga dhjetë çmime në dy të tillë, me juri krejt të pavarura nga Ministria e Kulturës. Çmimin “Lumo Skendo” Ministria e Kulturës ia kaloi Bibliotekës Kombëtare, e cila ka dhe ekspertë të libërlidhjes”.

 

SHKARKO APP