Mischere Kawas, drejtuese e USAID në Shqipëri, takohet me ministrin Arbjan Mazniku

Ministri i Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku, ka postuar foto nga takimi me drejtuesen e USAID në Shqipëri. Duhet theksuar se USAID është prezent në vendin tonë që prej viteve të para të pluralizmit dhe ka kontribuar e ndihmuar në zhvillimin e demokracisë shqiptare.

Pas takimit ministri Mazniku shkruan: “Me Znj. Mischere Kawas, drejtuese e USAID në Shqipëri, për ecurinë e programeve në mbështetje të qeverisjes vendore. Mirënjohës USAID – US Agency for International Development  për rolin e tyre të çmuar në ecurinë mjaft pozitive të projektit për “Mbështetjen e anëtarësimit të Shqipërisë në BE përmes përmirësimit të konkurrueshmërisë” që në fokus ka zhvillimin e mirëqeverisjes në nivel vendor.

Jemi plotësisht të angazhuar për të intensifikuar më tej bashkëpunimin e frytshëm tonin drejt forcimit të kapaciteteve aq të qenësishme lokale në shërbim të çdo qytetari”- përfundon Mazniku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në dy vite të qëndrimit të saj në detyrë në krye të USAID, Znj. Mischere Kawas, ka ndihmuar në shumë projekte Shqipërinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?