Momenti i hedhjes së bojës Ralf Gjonit, tradhtarit të LSI (VIDEO)
Pasi pranoi të marrë mandatin e deputetit dhe ishte gati për të shkuar në Kuvend, i pispillosur për të bërë betimin, kandidati i LSI-së Ralf Gjoni është qëlluar me bojë të kuqe. Më poshtë shihet se si Gjoni është qëlluar me bojë të kuqe, një mesazh ky pas vendimit të tij për të thyer vendimin e LSI-së për djegien e mandateve. Opozita ka theksuar se janë të paligjshme dhe jo kushtetuese zëvëndësimi i deputetëve nga listat e PD dhe LSI, ndërkohë që lidershipi politik ka vendosur që të dorëzojë përfundimisht mandatet.
Ata janë deputetë liste partie dhe jo deputetë mazhoritarë që të kenë fituar direkt.
I riu e priste i ulur te dalja e pallatit dhe me të parë kandidatin për deputet, ai është çuar në këmbë duke i ka derdhur në fytyrë një bojë të kuqe nga shiringa që mbante në duar, e më pas është larguar me vrap.
Gjoni ka treguar për mediat se si pasojë e bojës, ka djegie të syve dhe se boja nuk i hiqet nga fytyra. Dhe se do të marrë mandatin e deputetit. Mësohet se militantët e opozitës janë egërsuar me vendimin e disa kandidatëve tradhtarë, që janë blerë nga kryeministri. Dhe nuk do të mungojnë jo vetëm boja, por edhe mjete të tjera ndaj tyre.
https://www.facebook.com/kohajone/videos/2109367315816369/