Monika Kryemadhi: Edi Rama ka 180 vajza në administratën e kryeministrisë
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka folur për herë të parë mbi arsyet se përse LSI nuk votoi Gramoz Ruçin në krye të parlamentit dhe disa prapaskena të panjohura.
E ftuar në “5 pyetje nga Babaramo”, kryetarja e LSI-së është shprehur se shumë socialistë, të njohur të Ramës apo të vetë asaj, i kanë kërkuar deputetëve të LSI-së që të votojnë Gramoz Ruçin. Madje Kryemadhi është shprehur se vetë ministri Arben Ahmetaj i ka kërkuar asaj që të votojë Ruçin në krye të kuvendit.
Por, shprehet Monika Kryemadhi, një politikan arrin të ndajë emocionet nga detyra e saj, duke bërë analogji në këtë mënyrë: Qëndrimet tona politike nuk kanë të bëjnë me qëndrimet tona personale. Mendoj që rrjedhja e votave është më shumë një lojë, pasi edhe drejt grupit të LSI-së ka patur kërkesa apo edhe shantazhe e presione për të votuar.
Ajo ndodh në mënyrë shoqërore, që vjen, luajn skena nga më të ndryshmet, fjalime, komentime…kjo nuk është një çështje që nuk na përket ne.
Unë diskutova me zotin Ahmetaj dhe më tha pse nuk voton me Gramoz Ruçin… do të ishte e njëjta gjë sikur unë psh t’i thoja Ahmetajt se përse ai nuk do të votonte bie fjala Luan Ramën nëse ai do të kandidonte për kryetar kuvendi.
Monika Kryemadhi është shprehur se deputetët e LSI-së kanë bërë një mbledhje në lidhje me qëndrimin që do të mbanin në lidhje me votimin ose jo të Ruçit. Kryetarja e LSI-së ka theksuar njërën ndër arsyet se përse votuan kundër Ruçit… sipas Kryemadhit, ishte mëse e ditur që “loja” pas votimit nga ana e PS-së, do të ishte e “pisët”.
“Ne e diskutuam, bëmë një brainstorm dhe u morën në kosideratë argumentat ligjorë, politikë, mediatikë e të tjerë dhe u mor vendimi për të mos votuar Gramoz Ruçin.
Ne të gjithë e dinim që loja do të ishte shumë e pisët pas përfundimit të rezultatit.”-tha Kryemadhi.
Por Kryemadhi lëshon një akuzë të fortë në drejtim të kryeministrisë. Sipas kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi institucioni i parë që duhet të shkurtojë punonjësit është ai ku punon kryeministri Rama. Kryemadhi është shprehur gjatë një interviste në emisionin 5 pyetje me Babaramon, se në kohën e Sali Berishës punonin në kryeministri rreth 150 persona.
Por tanimë, nën drejtimin e Ramës punojnë mbi 600 persona, një numër që sipas Monika Kryemadhit vetëm Zoti mund ta shpjegojë.
“…Ka nja 600 persona atje. Ka nja 180 vajza të reja atje, se cfarë bëjnë, një zot e di. Nëse ka një agjenci që duhet shkurtuar është ajo e kryeministrisë.”-tha Monika Kryemadhi.
Nëse kjo që deklaron Kryemadhi është e vertetë, mbetet një skandal. 600 punonjës në administratën e kryeministrisë është një qeveri tjetër e dytë që merr nga buxheti i shqiptarëve miliona euro. Por duhet që qeveria të sqarojë për këtë shifër të madh administrate.