Monika Kryemadhi: Mandatet nuk na mbajnë në politikë, por kurajo e morali politik

LSI zhvillon mbledhjen e forumit të lartë të Këshillit Drejtues të LSI. Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaroi se me dorëzimin e mandateve deputetët e LSI-së treguan se mandatet e tyre ishin mandate gjaku, ndërsa kryeministrit Edi Rama llumi do t’i kthehet mbrapsht. “Në fakt, ne si struktura partie kemi ezauruar komunikimin institiucional me mazhorancën dhe çdo institucion tjetër që ka të bëjë me funksionimin e shtetit, theksoi numri një i LSI-së. Skepticizmi që kishin qytetarët te loja politike, se thonin se politikanët mendojnë gjithmonë te karriket e tyre se kanë hallin e rrogave etj. Tashmë që LSI deputet e saj të cilët dogjën mandatin me vullnet të plotë tregojnë integritetin besueshmërinë, tregojnë që mandatet janë mandate gjaku.

Përveçse janë mandate gjaku janë mandate të atyre qytetarëve që besojnë në demokraci, në institucione. Mandatet e LSI-së nuk mund të bëheshin kurrë mandate të atyre që kanë marrë mandatet e tyre me kërcënime. Tashmë llumi që përdori Rama për të blerë mandate do t’i kthehet mbrapsht, do të mbajë përgjegjësi për atë që i ka premtuar bandave.

Sot jemi të gjithë të barabartë, nuk është imuniteti ai që i jep forcë deputetëve, por morali. Morali i njerëzve të qëndrueshëm, besnikë dhe njerëzve që i mbajnë njerëzit e tyre. Dorëzimi i mandatit tregon se për ne ka më shumë rëndësi besimi i qytetarëve”, tha Kryemadhi.

Fjala e Kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI

Për shkak të vendimit të Grupit Parlamentar të LSI-së, që për hir të së vërtetës ka qenë një vendim i vështirë për një ndarje q duhet të jetë institucionale dhe një nga vendimet më ekstremiste që ka marrë LSI-ja, që ka qenë djegia e mandateve të deputetit.

Në fakt, ne si struktura partie i kemi ezauruar të gjitha komunikimet institucionale me mazhorancën dhe me çdo institucion tjetër që ka të bëjë me funksionimin e shtetit. Në të gjitha takimet që kemi bërë në të gjithë Shqipërinë, në të gjitha bashkitë, me të gjitha strukturat e partisë, ka qenë solid qëndrimi jo vetëm i anëtarësisë, por edhe i qytetarëve, skepticizmi që kishin qytetarët, mosbesimi që kishin qytetarët te loja politike, sepse thonin që gjithmonë politikanët mendojnë për karriget e tyre. Ndërkohë që akuzat ndaj deputetëve të LSI-së apo edhe deputetëve të opozitës,ishin që këta nuk i lënë do rrogat, se kanë hallin e rrogave apo të vetes.

Tashmë që LSI, deputetët e saj dhe deputetët e opozitës, të cilët dogjën mandatet me vullnet të plotë, tregojnë edhe njëherë integritetin, besueshmërinë se mandatet e LSI-së, janë mandate gjaku. Përveçse janë mandate gjaku, janë edhe mandatet e atyre qytetarëve, të cilët besojnë te vlerat e demokracisë, besojnë te institucionet, besojnë te shteti dhe besojnë te ligji. Mandatet e LSI-së nuk mund të bëheshin kurrë fasadë e asaj mazhorance që ka grabitur votat. Mandatet e LSI-së nuk mund të bëheshin kurrë fasadë e atyre deputetëve që ju e dini më mirë se kushdo tjetër, që janë mandate jo vetëm të blera me paratë e drogës, por që janë dhe mandate, të cilat kanë rritur numrin e votave të tyre duke vendosur armë në kokat apo mbi fëmijët e çdo votuesi të LSI-së, në mënyrë të tillë për ti kërcënuar apo për ti intimiduar.  Tashmë llumi që përdori Edi Rama për të blerë mandatet dhe për të pasur shumicën në Parlament, do ti kthehet mbrapsht, sepse do të mbajë përgjegjësi dhe do të mbajë premtimet e tij, për t’ju dhënë atë që iu kanë premtuar bandave dhe kriminelëve.

Sot të gjithë jemi të barabartë. Sot edhe deputetët e LSI-së janë të barabartë me çdo anëtar të LSI-së. Nuk është imuniteti ai që iu jep forcë, por është morali që iu jep akoma dhe më shumë forcë deputetëve  të LSI-së. Është ky moral që për hir të së vërtetës, LSI-së nuk i ka munguar asnjëherë, por ka qenë morali i njerëzve të qëndrueshëm, i njerëzve besnikë dhe i njerëzve të cilët i mbajnë njerëzit e tyre. Ashtu siç kemi treguar që jemi njerëz që punojmë për njerëzit, mendojmë për njerëzit dhe dorëzimi e djegia e mandateve tona, tregoi edhe njëherë që ne përballë imunitetit të deputetëve, për ne ka më shumë rëndësi besimi i qytetarëve. Sot të jeni të bindur që LSI më shumë se asnjëherë tjetër, integriteti i saj, pastërtia e figurës së saj është më e pastër se asnjëherë tjetër.

Unë në radhë të parë dua të falënderoj të gjithë deputetët e Grupit Parlamentar të LSI-së, të cilët pa hezitimin më të vogël, iu përgjigjën kërkesës time për të djegur mandatet në grup. Kjo ishte një përkrahje shumë e madhe për mua. Kjo ishte një vlerësim jashtëzakonisht i madh për mua. Ajo ç’ka dua të them është se vërtetë ky Grup Parlamentar për mua nuk ka qenë zgjedhja ime, por mund të them që që sot e tutje ky Grup Parlamentar është krenaria ime dhe jam krenare për ata bashkëpunëtorë, të cilët treguan edhe njëherë që vlerat morale, integriteti njerëzor, por mbi të gjitha dashuria për vendin e tyre është më e rëndësishme se mandati i një deputeti.

Dua të theksoj dy gjëra për të cilat duhet të bëhemi gati. Të jeni të bindur që ne jemi të përgatitur për çdolloj skenari të mundshëm që kërkon të organizojë grupi kriminal që sot ka emrin Rilindje. Sigurisht që dhuna dhe intimidimi ndaj njerëzve të LSI-së, do të jetë pafundësisht. Dikujt do ti trokasë policia në derë, dikujt do ti hiqet gruaja nga puna qoftë edhe sanitare në një shkollë fshati. Dikujt do ti vijë ndonjë letër Prokurorie në derë që e thërret, edhe pse çështja nuk ka të bëjë me të, por do të jetë me emrin e tij. Dikujt do ti vijë me zarfin me para në shtëpi që ti shlyejë borxhet, apo për të paguar shkollën e fëmijës, apo për të paguar diçka tjetër. Dikujt do ti vendosin lëndë eksplozive nëpër dyert e shtëpive apo në bizneset e tyre. Nuk na ndalin dot, sepse nuk është më shumicë. Është vetëm dhe nuk ka më njeri që ta gjëmojë nga mbrapa. Është vetëm, por faktikisht jo se është vetëm politikisht, është vetëm se është xhelati i shqiptarëve.  Deri dje e ka luajtur shumë mirë aktrimin si viktima e sistemit shoqëror shqiptar, por sot më shumë se kurrë çdokush prej nesh, e di që Edi Rama është xhelati i shqiptarëve dhe është njeriu që i ka shkaktuar më shumë vuajtje se kushdo tjetër shqiptarëve. Përveçse ka shkatërruar sistemin politik dhe sistemin institucional dhe kushtetues të Shqipërisë, Edi Rama ka shkatërruar ekonominë e shqiptarëve, ka shkatërruar të ardhmen e shqiptarëve.

Ju e dini më mirë se kushdo tjetër që më shumë se 400 mijë shqiptarë janë larguar nga Shqipëria. Ju e dini më mirë se kushdo tjetër që fatura e energjisë elektrike është më e shtrenjta. Taksat e ujit të pijshëm janë më të shtrenjtat, librat për fëmijët nëpër shkolla janë dyfishi i çmimit, shërbimi spitalor, më i larti në rajon, mundësitë për të zhvilluar ekonominë dhe bizneset, çdo ditë dhe më shumë pakësohen dhe po shkojnë drejt zeros. Investimet në ekonomi vijnë nëpërmjet parave të drogës dhe krimit të organizuar, jo vetëm e kanë kriminalizuar ekonominë shqiptare por e kanë bllokuar dhe e kanë mbyllur përfundimisht. Ky njeri iu ka lënë shqiptarëve vetëm një rrugë, largimin nga Shqipëria. Ky njeri nuk iu ka dhënë shqiptarëve asnjë lloj mundësie tjetër. Tashmë vendimin  e opozitës të gjithë e dinë. Ta kthejmë Shqipërinë në shtëpinë tonë, ta kthejmë Shqipërinë në një shans dhe një mundësi  që të gjejnë mënyrën për të ecur përpara dhe për të ndërtuar të ardhmen e tyre në Shqipëri. Nga dita e nesërme, të gjithë Kryetarët e partive në  bashki do të jenë të organizuar bashkë me kryetarët e PD dhe partive të tjera të frontit opozitar. Do mblidhen shtabet e përbashkëta për të vazhduar protestën lineare në çdo segment në çdo qytet të Shqipërisë. Protesta nuk do të jetë politike por do të jetë protestë e shoqërisë. Protesta e datës 16 shkurt dhe protesta e djeshme tregoi dhe njëherë që shumica e shqiptarëve janë me opozitën. Të jeni të bindur se nëse shqiptarët nuk do të ishin me vendimin e opozitës dje në shesh, në orën 10, ditën për diell, në ditë pune, nuk do të ishin mijëra njerëz. Por pse ishin? Ishin se të gjithë janë të papunë. Ishin se të gjithë kanë bërë gati dokumentet për tu larguar nga Shqipëria. Por djegia e mandateve të opozitës, u ka dhënë dhe një fije shpresë shqiptarëve që një ditë ky vend do të bëhet. Dhe vërtet që një ditë ky vend do të bëhet, sepse kjo opozitë në bashkëpunim me të gjitha forcat progresive, do të hartojmë paktin për shtetin. Do të institucionalizojmë, institucionet kushtetuese, për të ndarë, njëherë e mirë politikën nga drejtësia, nga krimi i organizuar që ka kapur politikën dhe nëpërmjet politikës ka kapur sistemin e drejtësisë. Vetëm një institucion i tillë që krijon sistemin e vlerave, që  krijon sistemin  e funksionimit të shtetit do t’iu garantojë shqiptarëve hyrjen në BE. Do t’u garantojë shqiptarëve të ardhmen e fëmijëve të tyre, barazinë që fëmijët e tyre do të jetojnë dhe do të kenë mundësinë si gjithë fëmijët e BE. Vetëm ky mision bëhet i mundur edhe pse ne i konsumuam të gjitha shkallët e protestave, të komunikimit, e bëri të mundur djegia e mandateve. Tani po bëj dhe një histori të shkurtër të një viti e gjysmë opozitë të LSI me Parlamentin, i cili është kthyer në institucion kryeministror. LSI, ju e dini të gjithë që ka votuar në unanimitet reformën në drejtësi në 106, ashtu siç ka votuar dhe 7 ligjet. Pa votat e LSI ajo reformë nuk do të ishte e mundur. Por për hir të ë vërtetës, dolën parashikimet e PD që reforma në drejtësi kërkonte kapjen e saj nga Rilindja, dhe sot kemi një institucion të drejtësisë të kapur totalisht nga qeveria dhe grupi kriminal i Rilindjes.  Me daljen në opozitë të LSI në 2017, sot kemi një axhendë aktive konstruktive dhe produktive të LSI. Kemi amendamentet e propozuara të dy deputeteve të LSI, Kejdi Mehmetaj dhe Floida Kërpaçi për kërkesat e studentëve. Ai që lutej dhe qante për dialog me studentët, ai nuk mori as mundimin ti fuste në rend dite për të diskutuar për problemet e studentëve. Janë dy amendamentet e opozitës së bashkuar përsa i përket ndryshimeve kushtetuese për të zhbllokuar KLP dhe KLGJ. Që sot mund të dëgjoni Kryetaren e KLP që thotë, ne nuk e shkarkojmë dot Arta Markun se nuk është kompetenca jonë. Po kush e ka kompetencë për ta shkarkuar Arta Markun? Gjykata Administrative që rikthen brenda javës në punë burrin e ministres së drejtësisë? Për këtë reformë votuam ne? Pra një mashtrim i tërë. Ka votime, amendime, diskutime dhe angazhime të deputetëve të LSI në të gjithë procesin dhe jetën parlamentare. Dhe jo vetëm që angazhimi i deputetëve të LSI ka qenë maksimal, por arroganca, injorimi dhe intimidimi nga mazhoranca ka qenë i jashtëzakonshëm. Deri dhe në bullizmin që bëhet ndaj deputetëve. Më pas vijmë në momentin përfundimtar që është data 16 shkurt. Por besoj që një pjesë e juaja keni qenë në protestë dhe e patë përdorimin e lëndëve helmuese, ushtarake që u përdorën ndaj popullit në masë. Kjo më pas tregon dhe shpirtin katran siç ka dhe fytyrën të Edi Ramës, kundër popullit të tij. Dhe më pas asnjë negociatë me këtë njeri nuk ka as fitues dhe as humbës, por ka vetëm një gjë dorëzim pa kushte te i keqi dhe dorëzim pa kushte te djalli. Ne si LSI nuk do ta lëmë kurrë Shqipërinë në dorë të një njeriu që merr peng të ardhmen e shqiptarëve dhe identitetin dhe integritetin e shqiptarëve.  Unë dua tu them që mbledhja e sotme  është vetëm fillimi i aksionit opozitar, do të ketë të bëjë me ndarjen e detyrave dhe organizmin të grupeve të punës të LSI. Tashmë jemi në kushte të reja funksionimi, jemi në kushte të reja angazhimi dhe aksioni politik.

SHKARKO APP