Kryemadhi: Oligarkët dhe servilët ia bënë pyetjet dhe përgjigjet, Edi Ramës

Shefja e LSI-së, Monika Kryemadhi sot ka kritikuar Edi Ramën se si u paraqit te Arian Çani. Ajo ka përdorur një epitet “Lolo” për kryeministrin. Kryemadhi jo vetëm ka hedhur dyshimet se intervista ishte e parapërgatitur në mënyrë që Rama të bëjë provë gjenerale para se të paraqitet para prokurorisë, por ajo ka shkuar edhe më tej duke hamendësuar se pyetjet dhe përgjigjet ishin hartuar nga oligarkët klientë besnikë të kryeministrit, të cilët marrin leje ndërtimi, privatizime apo koncensione. Nuk ka aluduar për Çanin, pasi mbetet një gazetar VIP dhe me integritet. Ishte Çani që mjeshtërisht e denigroi figurën e kryeministrit, ndonëse oligarkët nuk e donin të dilte ashtu.

“Edi Rama u shfaq mbrëmë në provën gjenerale të rolit të Lolos. Me pyetje dhe përgjigje të gatuara në kuzhinat e oligarkëve, klientëve të tij besnikë që të tillë kanë qenë pranë çdo kryeministri” – ka shkruar ajo.

“Por me sytë e errur nga frika e provave që e implikojnë edhe atë në zullumet e bandave të trafikut harron që në përballjen finale nuk ja shkruan dot vetë pyetjet prokurorëve. Në atë përballje do të mbajë përgjegjësi vetëm për përgjigjet”, shkruan Kryemadhi.

Në të vertetë jo pak politikanë dhe qeveritarë të lartë, pyesin me përpara për listën e pyetjeve që mund ti bëjë një drejtues emisioni. Kjo është një praktikë e zakonshme pune të disa pronarë mediash, të cilët kanë interesa direkte me kryeministrin e radhës.

SHKARKO APP