Monika Kryemadhi: Qëndrimi i LSI nuk mund të blihet me asnjë çmim

Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar sot ndaj akuzave të Partisë Demokratike për mbledhjen e djeshme në Këshillin Bashkiak. Edhe pse LSI-ja nuk votoi për vendimet e Bashkisë, PD e akuzon LSI-në për qëndrime personale të dy anëtarëve të këshillit bashkiak.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dhe kreu i deputetëve të LSI, Petrit Vasili, në dy reagime ditën e sotme theksojnë se qëndrimi zyrtar i LSI-së ka qenë kundër rritjes së çmimit të uji. Kryemadhi thekson se vota personale e dy anëtarëve të shitur të këshillit bashkiak nuk mund të përdoret qëllimisht ai akuzë ndaj Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Kryemadhi i kujton Lulzim Bashës së qëndrimi i LSI-së nuk mund të blihet me asnjë çmim dhe se kjo forcë politike ka shprehur qartë kundërshtimin e saj ndaj projekteve që dëmtojnë qytetarët.

Kryetarja e LSI-së i kujton kreut të PD-së së ishin këshilltarët e tij ata që i dhanë mundësinë Këshillit Bashkiak të që merrte vendimet. Ndërkohë që shton se LSI-ja është distancuar nga dy këshilltarët e saj që u blenë nga mazhoranca.  “Dua t’i them zotit Basha se këshilltarët e tij dje qëndruan në sallë për të votuar listat me emrat e tyre, që përfitojnë nga kreditë e buta. Dhe ky është një fakt që nuk mund të fshihet, madje as të manipulojë blerjen që iu bë dy këshilltarëve të LSI, prej të cilëve ne u distancuam”,- deklaron Kryemadhi.

Në të vërtetë, nëse dje Partia Demokratike nuk do shkonte në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, nuk do të mund të zhvillohej mbledhja, pasi nuk bëhej kuorumi ligjor. Por PD-ja shkoi që në fillim duke e bërë të ligjshme mbledhjen e Këshillit bashkiak, çka ishte një lojë fine e PD në akord me Erion Veliajn. Por gjithnjë me lejen e dyshes Rama- Basha.

Selia blu e luajti me djallëzi lojën, pasi shkoi gjoja duke bërtitur në mbledhje, por në thelb në këtë mënyrë ia legjitimitoi mbledhjen Bashkisë. Bërtisnin e gërthisnin këshilltarët e PD-së para bashkise se “do bëjmë namin sot”, por mjeshtërisht hynë në sallën e Këshillit Bashkiak dhe ia krijuan mundësinë Erion Veliajt për të filluar mbledhjen, ndërkohë që LSI-ja nuk shkoi, pasi kërkoi disa kushte te plotesoheshin per shtresat ne nevoje për këtë rritje çmimi të ujit.

Dje u tregua hapur se pazari Basha- Rama funksionon edhe duke qenë jashtë shtetit kryeministri!

Qëndrimi i plotë i kryetares së LSI, Monika Kryemadhi:

Vendimi i këshilltarëve të LSI për çmimin e ujit dhe ndërtimin e shkollave në Tiranë ishte qëndrimi dinjitoz i një force politike, që jo vetëm bën opozitë, por është rreshtuar haptas në mbrojtje të interesave të qytetarëve. Me keqardhje lexova reagimin e kryetarit të shkrirë të PD dhe me duhet t’i kujtoj së pari paaftësinë e tij për të menaxhuar furnizimin me ujë kur ishte kryetar bashkie dhe i kishte të gjitha mundësitë.

Së dyti, dua t’i them zotit Basha se këshilltarët e tij dje qëndruan në sallë për të votuar listat me emrat e tyre, që përfitojnë nga kreditë e buta. Dhe ky është një fakt që nuk mund të fshihet, madje as të manipulojë blerjen që iu bë dy këshilltarëve të LSI, prej të cilëve ne u distancuam. Sepse qendrimi i LSI nuk mund të blihet me asnjë çmim. Sa për qëndrimin opozitar, zoti Basha harron shumë shpejt që ai dhe kryeministri ishin për javë të tëra xhelatët ndaj LSI.

Me mbështetjen e tij dhe të bashkëpunëtorit të tij të afërt Edi Ramës, u persekutuan dhe pushuan nga puna me dhjetëra anëtarë dhe mbështetës të LSI. Ndaj të kërkosh sot të bësh opozitë kur ende nuk ke deklaruar qartë se me se u blenë votat e 25 qershorit është thjesht një lojë meskine për të fshehur të vërtetat e mëdha.

LSI është e qartë dhe e vendosur në qëndrimin e saj kundër çdo përpjekje apo akti që dëmton qytetarët shqiptarë, pa asnjë kompromis apo pazar politik që gatuhet në zyrat e kryeministrit. Kështu që, është në nderin e PD të bashkohet me vullnetin tonë ose të mbetet peng i një marrëveshjeje të dyshimtë, shkatërruese e zgjedhjeve dhe e votës së shqiptarëve“,- shkruan në Facebook Monika Kryemadhi.

Akuzave që kryedemokrati Lulzim Basha bëri ndaj LSI lidhur me votimin e një dite më parë në Këshillin Bashkiak të Tiranës për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm në kryeqytet, i është kundërpërgjigjur ashpër edhe kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.

Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Vasili shprehet se ajo që ndodhi të mërkurën e Këshillin Bashkiak të Tiranës është vijimi i marrëveshjes së fshehtë të 18 majit mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës që, sipas tij, shkatërroi dhe zgjedhjet e 25 qershorit.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit: 

“Marrëveshja e turpit” e 18 majit, Basha-Rama, që shkatërroi zgjedhjet e 25 qershorit, vazhdoi edhe dje në bashkinë e Tiranës.

PD tundi dynjanë se gjoja nuk do të shkonte në mbledhje të këshillit bashkiak, ndërsa në realitet shkoi, sepse u shit për kreditë e shtëpive të miqve e klientëve dhe legjitimoi rritjen e çmimit të ujit dhe koncesionit të shkollave.

Çorba e gëlltitur në 18 maj nga PD dhe Basha, vazhdon të villet përditë duke dëmtuar rëndë interesat e qytetarëve të thjeshtë, siç u bë bashkëfajtore në blerjen dhe vjedhjen e votës edhe në 25 qershor”,- shkruan Vasili në Faceook.

 

SHKARKO APP