Monika Kryemadhi: Rama të qeverisë shtëpinë e tij me kriminela e jo Shqipërinë
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i është kundërpërgjigjet ashpër Kryeministrit Edi Rama për deklaratat e bëra sot në Asamblenë e PS.
Në një takim me takim me strukturat e LSI-së në Pogradec, Monika Kryemadhi u shprehur se epoka e sundimit të krimit të organizuar, do të marrë fund. Sipas saj, në krah duhet të kesh një shqiptar të thjeshtë, e jo një trafikant droge që drogon fëmijët e Shqipërisë si Edi Rama.
”Kriminelët që Edi Rama ka zgjedhur për ti patur në krah nuk kanë për ta mbrojtur dot. Epoka e sundimit të krimit të organizuar do të marrë fund. Më mirë të kesh një infermier, një këngëtar, një mësues, një shtëpiake, një pensionist dhe një të papunë për ta patur në krah, se sa një vrasës, një tutor prostitutash, një trafikant armësh apo trafikant droge që po drogojnë fëmijët e Shqipërisë”-, është shprehur kryetarja e LSI-së.
Më tej Kryemadhi ka përçuan mesazhin e fortë që Kryeministri të qeverisë shtëpinë e tij me kriminelët që ka përzgjedhur për të drejtuar vendin, e jo të drejtojë Shqipërinë. ”Është më e ndershme të kesh një të papunë ta kesh shok e mik, të rrish e te punosh me ta, se sa të jetosh me kriminelët që Edi Rama ka zgjedhur për të drejtuar Shqipërinë. Edi Rama mund të qeverisë shtëpinë e tij me kriminelët, por Shqipërinë jo”,-shtoi më tej Kryemadhi.
Reagimi i Kryemadhit vjen pas komenteve dhe akuzave të Ramës ndaj përfaqësuesve të LSI-së. Kryeministri ka deklaruar më parë se është krenar për punën që ka bërë me LSI. Por sot në mbledhjen e Asamblesë hodhi akuza për korrupsion dhe paaftësi.