Monika Kryemadhi, kryetare e LSI: Do çojmë për skrap qeverinë e krimit

Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi sot Konventën Kombëtare për të zgjedhur Kryetarin dhe Zv.Kryetarin e ri të partisë. Monika Kryemadhi u zgjodh kryetare e LSI me votën unanime të rreth 2600 anëtarëve të Konventës.

https://www.facebook.com/levizjasocialisteperintegrim/videos/1627869400559645/

Në fjalën e parë si kryetare e LSI Kryemadhi tha se LSI-ja do të jetë modeli i opozitës që u duhet qytetarëve. Ajo tha se kjo opozitë do e çojë për skrap qeverinë e krimit.

“Në fjalën e saj, Kryemadhi tha se LSI-ja është forca kryesore opozitare në vend. “Shumica e shqiptarëve zgjidhen bojkotin masiv si rezistencë ndaj banditizmit masiv që shpërtheu më 25 qershor. Tani kemi një punë te madhe, rezistencën pasive të shqiptarëve ta kthejmë në një mase që del hapur proteston në sheshe dhe kërkon drejtësi. Ne do të jemi një forcë udhëheqëse opozitare. Ne do çojmë për skrap qeverinë e krimit të organizuar”,- tha Kryemadhi.

 Ajo deklaroi se qeveria e Edi Ramës mund të blejë partitë e tjera, por nuk mund të blejë kurrë heshtjen e LSI.

Pjesë nga fjala e Monika Kryemadhit:

Ju falenderoj nga zemra per mbeshtetjen perkrahjen tuaj edhe pse do te jete nje rruge e gjate dhe me veshtiresi per nje gje jam e sigurt se do jete nje rruge pa kthim prapa. Ne jemi padyshim forca kryesore opozitare ne Shqiperi. Shumica e shqiptare zgjiodhen si rezistence bojkotin ndaj  bandeve te krimit i cili shpertheu me 25 qershor.

Ne do te jemi nje force udheheqese opozitare, ne do te jemi ata qe do ta çojmë per skrap qeverine.. do te bejme çudira. Ata që votuan LSI janë heronj sepse duruan  shatazhet politike deri tek  fëmijet e tyre maturante. Perballuan terrorin e policies dhe te bandave te krimit te organizuar. Edi Rama mund te bleje opoziten e tanishme edhe te ndonje nderkombetari por heshtjen e LSI kurre nuk ka per ta blere.

Ne ishim kunder ligjit te mbetjeve qe do ta kthente Shqiperine ne nje qender te madhe plehrash, ne ishim kunder zhvillimit te zgjedhjeve pa opoziten… Me këto kundershti parimore dhe ne emer te interesit te gjitheve ne fituam betejen parimore dhe urrejtjen e kryeministrit. Ne jo vetem denoncuam dhe penguam  realisht ne terren ndalimin e skenarit te ri,  nje plan  qe do behej  perms shitblerjes se votes.

Ata nuk do ta kene kurre shansin te bejne Pazar me ne ne kurriz te shqiptareve dhe ne kurriz te vertetes. Duke filluar qe sot ne do te punojme per ta kthyer mbrapsh qeverine qe nuk e sollen  votat por [parate e droges.  Sot ju me dhate voten per te drejtuar nje opozite . Kjo është një dëtyrë pa kushte për mua dhe unë ju  jap  fjalen  e nderit  jo  të një gruaje, po fjalen  e nderit të një nëne se nuk  do  të ndalem asnjë minutë asnjë sekonde që ky  vend  të mos jetë më vatra e krimit të monarkëve. Nuk do pranoj kurre qe ku vend te ktheht ne nje vater te krimit te terrorit, ju jap fjalen  e nderit ju jap fjalen e zemres time. Ju jap fjalen e  nderit që do te jem  me te rinjte dhe te rejat… LSI është forcë e parë forcë e paparë sepse është forca e rinise e dinjitetit te gruas…

SHKARKO APP