Monika në sheshe, Petriti në parlament- dyshja sulmuese e LSI kundër Ramës

Largimi i Petrit Vasilit duket se ka një tjetër strategji lufte të LSI kundrejt Edi Ramës. Tashmë frontet janë të hapura për luftë. Petrit Vasili do zhvillojë, si një mjeshtër i duelit dhe debatit parlamentar, përleshjen ndaj qeverisjes në sallën e Kuvendit, ndërsa Monika Kryemadhi si politikane e duelit dhe luftës, në sheshe kundra qeverisë së Rilindjes.

Fatkeqsisht opozita e traditës, që është PD, mbetet në një krizë të madhe mes vetes, dhe nuk dihet se si do përfundojë, ndaj detyra e madhe qytetare është në duart e opozitës së re, LSI.

Duket se problemet dhe sherret në PD do vazhdojnë gjatë, në mos krijohet përçarje finale në dy ose tre parti të tjera demokratike që mund të dalin nga selia blu, pas mos ikjes së Bashës. Ndaj LSI duhet të jetë forca kryesore e opozitës së fortë ndaj qeverisjes e cila ka marrë çdo pushtet si PS. Edi Rama po merr edhe pushtetin e drejtësisë  gjatë këtij viti dhe do bëhet përherë edhe më arrogant.

Ndaj ndryshimet në LSI i përgjigjen stadit të ri opozitar ku nga opozita e fortë në parlament do kalohet në protesta në sheshet e Tiranës dhe Shqipërisë.

Do kemi një vjeshtë të nxehtë politike.

SHKARKO APP