Mos bllokoni korsitë e biçikletave!
Eshtë “Java Europiane e Mobilitetit” e cila na kujton se biçikleta është një nga mënyrat më të mira për të lëvizur në qytet! Por akoma nuk ka edukatë qytetare që të sigurojnë se korsitë e biçikletave duhet të jenë të lira për çiklistët.
Numri i atyre që pedalojnë në kryeqytet është rritur ndjeshëm, por në disa raste shikohen se si “të fortët” apo shoferë të papërgjshëm bllokojnë korsitë për biçikletat. Mjafton të shikoni në rrugën tuaj afër zonës ku banoni dhe konstatoni se në jo pak raste biçikletat bllokohen dhe duhet të kalojnë në trotuar apo duke rrezikuar në mes të rrugës. Por jo vetëm makinat, edhe vetë kembësorët bllokojnë korsitë.
Policia Bashkiake po bën punë të përditshme kontrolli, por duhet ndërgjegjsimi qytetar, pasi nuk bëhet çdo gjë me polici.