Mos lejoni ilaçin fostoksinë të futet në Shqipëri, është ilaç vrasës!
Deputeti i PD, Tritan Shehu ka reaguar pas ngjarjes tragjike ku një 18 vjeçare i dha fund jetës duke konsumuar fostoksinë.
Shehu ka bërë thirrje që të ndalohet shitja pa kriter e një helmi aq të fuqishëm si është rasti i fostoksines.
Mjeku Tritan Shehu thekson se “Vrasesit vazhdojnë të vrasin me Fostoksinë!
Një rast tjetër, një 18 vjeçare, në serialin e vrasjeve me fostoksinë.
Dhe “vrases” janë, kjo duhet thënë qartë tashmë:
1-Ata që vazhdojnë të lejohet importi i fostoksines në Shqipëri. Që e mbajnë akoma në farmakopenë bujqesore si pesticid, këtë helm shumë të fuqishem.
Dhe kjo kryesisht për interesa financiare të grupeve, që funksionojnë në kordinim në disa nivele.
Në një kohë kur ky pesticid është hequr nga shumica e vendeve e zëvendësuar me të tjerë preparate, jo toksike për njeriun.
Edhe në disa shtete të Indisë ku qarkullon, qarkullon me ambalazhe te pa gëlltiteshme.
Ndërsa në Shqipëri është krijuar një “stimulim psikologjik” midis Fostoksine e aktit, për ata që mendojnë vetëvrasjen.
2-Ata që e tregtojnë këtë helm kudo, në tezga, kjoska, rrugë duke i shpjeguar bleresit, viktimes së radhës, si ta përdorin.
Shitet e blihet pa asnjë regjister, rekomandim specialistesh, ndjekje të preparatit (helmit).
3-Ato organe, që nuk fillojnë hetim penal për këtë import, shitje pa kontroll…
Por deklarojne se kanë hapur çështje penale për “bashkeshortin e viktimes”!- shkruan Tritan Shehu.