Mosbindje civile, opozita bllokon rrugët në gjithë Shqipërinë (VIDEO)

Opozita zhvilloi sot protestën e radhë  kundër qeverisë “Rama” duke bllokojë gjithë akset kryesore në vend.  Tubimi i opozitës do të vijojnë nga 18:00 deri në orën 20:00.

Kreu i PD, Lulzim Basha ishtenë Elbasan, në kryqëzimin e Bradasheshit, ndërsa Monika Krymadhi u është bashkuar protestuesve tek zona e Plepave në Durrës.  Që në nisje të protestës, në orën 18:00, nuk kanë munguar incidentet mes protestuesve dhe policisë. Incidente ka pasur në Fier, Kukës dhe Gjirokastër.

Protesta e opozitës ka vijuar për dy orë në 12 qytetet dhe akset kryesore të vendit.

Basha: Asnjë hap pas, por vetëm përpara! Rama ik!

Kreu i PD, Lulzim Basha nga Elbasani tha se nuk do të ketë asnjë hap pas, por vetëm para. Mesazhi i Shqipërisë së bashkuar -tha Basha- është i qartë, Rama ik. “Nuk ka asnjë hap pas, por vetëm hapa para në betejën për liri dhe demokraci”,- tha Basha.

Kreu i PD-së shtoi sot sot vendi po jeton ditë të zeza. “Mirënjohje për mijëra shoferë që iu bashkuan protestës tonë. E gjithë Shqipëria e bashkuar çon një mesazh të qartë: Rama ik! Shkaktari i krizës totale të Shqipërisë, njeriu që ja mbylli përsëri dyert Evropës ka bërë zullume dhe krime në shtëpitë dhe jetët e çdo shqiptari.  Me Edi Ramën Shqipëria po jeton ditët me të zeza, që nga dalja e diktaturës. Ne jemi vendosur jo vetëm për të vendosur fatin e kufomës politike dhe largimin e Edi Ramës, kreut të organizatës kriminale.  Rama e ka vulosur vetë fatin dhe tij dhe nuk ka forcë mbi tokë që e shpëton. Ne jemi sot në këtë betejë bashkë për të çelur ditën e re të shpresës për Shqipërinë”,- tha Lulzim Basha.

VIDEO/Protesta në Durrës

https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/videos/424578508334606/

Përplasje mes policisë dhe protestuesve në Fier dhe Kukës

Ka nisur me përplasje mes policisë dhe protestuesve protesta e opozitës në dy qarqe të vendit. Incidente janë shënuar në Fier dhe Kukës, ku protestuesit kanë çarë kordonin e policisë.

Lulzim Basha me protestuesit në Elbasan

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/2487085611303926/

Durrës/Kryemadhi: Kemi kontakte me ndërkombëtarët. E izoluar është qeveria, jo opozita

Nga Durrësi, aty ku i janë bashkuar qindra e mijëra qytetarë, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, thotë se: ”Mosbindja civile ende nuk ka nisur”.

“Do të dëshiroja që të mos kishim arritur në këtë pikë. Do të doja të shihja një reagim nga ana e Partisë Socialiste. Përshkallëzimi i protestave nuk është mirë për vendi, PS, qeverinë dhe të gjithë. Këta ende se kanë kuptuar se mosbindja civile ende nuk ka filluar”,- tha Monika.

Kryetarja e LSI foli dhe për mbështetjen e ndërkombëtarëve. “Shumë shpejt do të kuptoni se kush është izoluar nga ndërkombëtarët. Nuk është opozita, por qeveria”,- tha Kryemadhi.

Tiranë/Bardhi: Ky është vetëm fillimi i përshkallëzimit të protestave

“Ky është vetëm fillimi i përshkallëzimit të protestave”. Kështu u shpreh Gazmend Bardhi nga ish-rrethrrotullimi “Shqiponja” në Tiranë. “Qytetarët kërkojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk jemi të gatshëm për ta dialoguar këtë. Duhet që njeriu që ka shkaktuar situatën ku ndodhet sot vendi (Edi Rama) t’i hapë rrugë qeverisë kalimtare. Sot janë bllokuar akset rrugore në 12 pika, në javët në vijim do të njiheni me vazhdimësinë”, shtoi Bardhi.

Bllokohet rruga në Lezhë, policia thirrje: Shpërndahuni

Qindra mijëra qytetarë mbështetës të opozitës janë mbledhur në Lezhë duke bllokuar mbikalimin e Milotit, aty ku një javë më parë ishte kreu i PD-së Lulzim Basha.

Protestuesit kanë bërë thirrje kundër kryeministrit dhe qeverisë. Por policia iu ka bërë thirrje të shpërndahen pasi protesta sipas tyre është e paligjshme.

Ndryshe nga herët e tjera, kësaj radhe policia i ka dhënë zgjidhje trafikut duke e devijuar. Me sa duket protesta nuk e ka dhënë impaktin e pritshëm për bllokimin e automjeteve, pasi ato tashme po qarkullojnë lirshëm në aksin e vjetër rrugor Lezhë-Laç.

VIDEO/Protesta në Shkodër, (Bushat)

https://www.facebook.com/eno.bozdo/videos/10218103598597616/

Ja akset që bllokohen

1. Qarku Kukes – Ura e Drinit ne hyrje Rruges Kombit.

2. Qarku Shkoder- Rruga Shkoder-Koplik

3. Qarku Lezhe – Mbikalimi Milot

4. Qarku Diber- Ura ne kryqezimin Burrel – Rreshen- Klos.

5. Qarku Durres- Plepa, ne hyrje te Autostrades

6. Qarku Tirane- Sheshi Shqiponja

7. Qarku Elbasan – Mbikalimi Bradashesh

8. Qarku Korçe –  Hyrja, rruga nacionale e Korçes.

9. Qarku Gjirokaster- kryqezimi i Rruges Permet-Tepelene – Gjirokaster .

10. Qarku Fier- Rruga nacionale tek Ura Mbrostar.

11. Qarku Berat ne Ura Vajgurore, aksi Berat – Ura Vajgurore.

12. Qarku Vlore- Hyrja e superstrades Vlore- Levan

FOTO GALERI- Protesta te Sheshi Shqiponja

SHKARKO APP