Mosdekretimi i Lleshit, Lela: Akt për t’u vlerësuar, Presidenti e ka parë si manovër politike
Gazetari Alfred Lela i ftuar në studion e “Fax News” ka folur për aktualitetin politik në vend, ku vendimi i presidentit Meta për të mos e dekretuar Sandër Lleshin si Ministër të Brendshëm ka shkaktuar ‘përplasje’ në distancë mes Presidentit dhe Kryeministrit.
Sipas Lelës, vendimi i Metës duhet vlerësuar pasi pas dy ministrave të dorëhequr, (Tahiri dhe Xhafa) problemi në vendin tonë me rendin dhe sigurinë nuk ka të bëjë shumë me ministrat, por është një problem politik.
“Presidenti mendoj se nuk ka qenë i njërës palë apo tjetrës por akti është i një vlere të lartë. Sipas interpretimit tim. Në interpretimin tim Meta e ka parë rënien e dy ministrave dhe kërkesën për ta zëvendësuar me një ministër të ri më shumë si një manovër politike se sa përpjekje për të zgjidhur problemin sigurisë, rendi, kontrollin e territorit, probleme që ekzistojnë në vendin tonë.
Po të donim të gjenim një krahasim, është vendimi i presidentit italian, është i të njëjtës vlerë. Mattarela vendosi se nuk bën për ministër ai që iu propozua se ai ishte shprehur si euroskeptik dhe kishte frikë se Italia do të dëmtohej, ishte një interpretim filozofik vendimi i tij. Pra edhe zoti Meta ka parë të njëjtën gjë, është ndalur tek ajo që shkon përtej llogarive të ditës, ka dashur ta shohë këtë vendim për dekretimin e ministrit, më shumë se thjeshtë emërim apo dekretimin e një ministri, por si një problem politik”,- tha Alfred Lela.
Sipas tij Rama ka marrë mandatin për të qeverisur por në të njëjtën kohë nuk mund të themi që e ka mandatin për të rënë ndesh me ca ligjësi të tjera. “Kryeministri është votuat për filozofinë e tij të qeverisjes, e ka mandatin, por në të njëjtën kohë nuk themi dot që e ka mandatin për të rënë ndesh edhe me ca ligjësi të tjera”,- shtoi ai.
Sa i përket dorëheqjes së Fatmir Xhafës nga posti i Ministrit të Brendshëm, Lela deklaroi se ka shumë pak informacion për të folur me siguri mbi shkaqet e dorëheqjes por nga ajo që duket, sipas tij është e qartë që ka patur një krisje të madhe.
“Shfaqja krah Veliajt menjëherë pas dorëheqjes, ulja në vendin e fundit në Parlament si zoti Tahiri, e tjerë, këto tregojnë aty ka pasur një krisje. Nuk ishte ky rasti që zoti Xhafaj do duhet ta jepte dorëheqjen se mirë keq, diçka lëvizi në Polici. E dha një shkëndijë, kur ishte në një rast mosdorëheqje ai iku, ndërsa kur plasi skandali, përgjimi zoti Xhafaj nuk u dorëhoq, kjo na bën të mendojmë që ka patur një krisje, një mosmarrëveshje, nuk e dimë se çfarë ka ndodhur, por ne lexojmë ato që thuhen më pas”,- deklaroi ndër të tjera Alfred Lela.
Lexoni edhe:
- Presidenca: Koha e drejtimit të shtetit me Sekretar të Parë ka përfunduar!
- Manjani: Xhafa është ministër derisa të emërohet ministri i ri, jo zv/ministri
- Gjata:Vendimi i Presidentit Meta, kushtetues. Ai nuk është noter!
- Vasili: Alibitë e lodhura mediatike pas një mosdekretimi
- Rama-deputetëve: Mosdekretimi i Lleshit në shkelje të Kushtetutës
- Lleshi do marrë drejtimin e Ministrisë së Brendshme
- Çfarë di për ‘Lleshin’, ‘Presidentin’ e ‘Kryeministrin’…
- Presidenti tregoi dinjitet, kryeministri respekton Kreun e Shtetit
- Poshtërimi i fundit i kryeministrit Rama ndaj Fatmir Xhafajt
- Reagon ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj: Jam në detyrë, akoma!