Mot drastik në Itali, çmendet moti

Italia është përfshirë nga furtuna dhe rrebeshe të forta shiu. Era ka patur një shpejtësi që ka arritur deri në 100 kilometra në orë.

Zonat e goditura nga furtuna janë Liguria, Roma, Napoli, Toskana, Emilia Romanja, Venezia, Trentino dhe disa fshatra të veriut të Italisë.

Frika më e madhe gjendet në Venezia, ku batica ka mbërritur në 150 centimetra mbi nivelin e detit, duke shkaktuar përmbytje në 70% të zonave të saj historike.

Ne Crotonese deri tani kanë vdekur 4 njerëz për shkak të rrëshqitjeve të forta të dheut. Fuqia e erës ka arritur të thyejë edhe pemë, mbi të gjitha në zonën e Lazios.

Në Ciociara, një pishë është përplasur mbi një makine duke shkaktuar vdekjen e dy të rinjve. Ndërsa në Napoli, një pemë në rënie e sipër ka vrarë një kalimtar.

Për shkak të motit të keq deri tani janë pezulluar të gjitha linjat detare dhe ajrore nga Shqipëria në Itali dhe anasjelltas.

Maltempo, sfiorato il dramma a Roma: un grosso vaso cade tra i turisti in via Nazionale

Varazze Alluvione 4 ottobre 2010 - Ore da incubo

SHKARKO APP