Moti keq, përmbytet Veriu. Hidrocentralet tejmbushur, pritet hapja e portave te Vau i Dejës

Moti i keq ka pushtuar mbarë Shqipërinë dhe Kosovën, por situata më problematike është në bashkinë e Shkodrës, Malësi e Madhe, Vau i Dejës, Pukë, Tropojë, Lezhë.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi nga Lezha ka komentuar situatën e krijuar nga reshjet intensive të shiut në të gjithë vendin.

Ministri tha se në Malësinë e Madhe janë bërë tre evakuime teksa shtoi se në Bërdicë forcat e armatosura po ndihmojnë banorët por nuk ka pasur nevojë për evakuim.

“Kemi pasur tre evakuime në Malësi të Madhe. Në Bërdicë forcat e armatosura për ndihmojmë banorët për të kaluar. Nuk ka ujë në banesa. Jemi në gatishmëri në të gjithë Shqipërinë. Këto reshje nga një anë na japin lajmin e mirë për mbushjen e rezervave por ka edhe sfidën për përballjen me to.

Duhet të na mirëkuptojnë qytetarët që në disa zona ndërprerja e energjisë bëhet për arsye sigurie, ndërpritet energjia sa të qetësohet situata. FA janë në krye të punës për të ndihmuar qytetarët të kapërcejnë këtë pikë nevralgjike, harkun e Bërdicës. Janë katër banesa që po i mbajmë në monitorim sepse rrezikojnë përmbytjen. Dy familje janë evakuuar”, tha Peleshi.

Por njoftimet flasin se mund të hapen portat e hidrocentralit te Vau i Dejës, pasi prurjet janë 4000 metra kub në sekondër në Koman dhe Vau i Dejës.

Ndërkohë ministri i mbrojtjes Niko Peleshi la të kuptohet se mund të rritet niveli i përmbytjeve në këto zona.

 

SHKARKO APP