“Moti” në nëntokë dhe moti mbi tokë këtë të hënë, datë 16 dhjetor

“Moti” nëntokë, pra pasgoditjet e tërmetit, nga ora 00.00 e deri tani në mëngjesin e kësaj të hëne, tregon se ka patur vetëm një pasgoditje të lehtë sipas IGJEUM, në orën 01.50 me magnitudë 3 në zonën e Patokut (afër Lezhës). Shpresohet të mbetet vetëm me këtë pasgoditje.

Shiko të dhënat e IGJEUM:

Data: 16/12/2019
Ora: 01:50:54
M=3
Place: Deti Adriatik, 8 km P Patok
41.62° N, 19.52° E
Thellësia: 32 KM

Ndërsa moti mbi tokë, koha për sot parashikohet si më poshtë:

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.

Nga parashikimet moti i kthjellët do të qëndrojë deri ditën e enjte.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga -1ºC deri në 08ºC, në zonat e ulëta nga 06ºC në 15ºC dhe në zonat bregdetare nga 12°C në 17ºC.

Era do të fryej në drejtim Verior-Verilindor me forcë valëzimi deri në 3-4 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do të sjellin reshje shiu dhe dëbore në zonat e thella malore.

Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -2ºC deri në 09ºC dhe në zonat e ulëta nga 02ºC në 11ºC.

Ndërsa në Kosovë ka mjergull të madhe. Mjegulla e rënë mbi Kosovë ka ndikuar që fluturimet në aeroportin “Adem Jashari” të jenë të pamundura. Disa nga fluturimet janë anuluar.

Aeroplani i parashikuar që të zbriste në orën 22:15 është kthyer përsëri në Stamboll. Ndërsa ai i nisur nga Verona për në Prishtinë është detyruar që të ulet në aeroportin e Shkupit.

Zëdhënësja e aeroportit “Adem Jashari”, Valentina Gara, ka thënë se fluturimet janë anuluar për shkak të mjegullës.

SHKARKO APP