Mrekullia e Nikaj-Mërturit, pamje natyrore të mrekullueshme. Qindra turistë të huaj vizitojnë alpet e zonës

Placeholder Image
Tashmë lugina e Nikaj-Merturit është shënjestër e turistëve malorë. Kurora e cila nis që nga Brisa, Palci, Salca, Vrana për të arritur në “kryeamfiteatrin”, Curraj Eper, mbetet një mrekulli që befason dhe të magjeps.
Nikaj-Merturin e vizitojnë qindra turistë të huaj. Përveç pamjes natyrore dhe klimës së mrekullueshme, sidomos në verë, turistët ndjehen si në shtëpinë e tyre nga tradita dhe bujaria e banorëve të zonës.
Nuk duhet ta humbisni vajtjen në Nikaj-Mertur, se po shkuat një herë, herën e dytë jeni prapë aty, pa e kuptuar!/Mhill Gecaj/

SHKARKO APP