“Mungese dokumentacioni vize” apo mesazh diplomatik për dikë tjetër?

Po zien ne publik mosdhenia e vizes kryeprokurorit te Durresit nga ambasada amerikane. “Mangësi në dokumentacion në aplikimin për paisje me vizë amerikane”. Kështu mësohet ta ketë komentuar Ambasada Amerikane, refuzimin e kërkesës të prokurorit të Durrësit Agron Gjana për dhënie vize, i cili së bashku me kryeprokurorin Adriatik Llalla dhe 3 kolegët e tij kishin aplikuar në ambasadë si delegacion i Prokurorisë së Përgjithshme për të kryer në SHBA një vizitë pune 5 ditore.

Kryeprokurorit Llalla, drejtoreshës së Marëdhënieve me Jashtë Rovena Gashi, drejtuesit të prokurorisë së Krimeve të Rënda Besim Hajdërmataj dhe atij të Tiranës Petrit Fusha, administrata e ambasadës i ka kthyer përgjigje pozitive, ndërkohë negative ka qënë për prokurorin e Durrësit Agron Gjana, i cili ishte pjesë e këtij delegacioni që do udhëtonte në SHBA, për një vizitë pune. Motivacioni i refuzimit të vizës ka qënë i thatë dhe i prerë “…mangësi në dokumentacionin e aplikimt për vizë…”.

Kjo përgjigje i ka hequr mundësinë prokurorit Gjana për të qënë në Amerikë së bashku me prokurorët e tjerë në SHBA. Pavarësisht kësaj, një media në Tiranë në edicionin e lajmeve, e lidhi refuzimin e vizës për kryeprokurorin e Durrësit, si një masë të Ambasadës Amerikane kundër zyrtarëve të korruptuar,duke kujtuar listën e zezë të gjyqtarëve dhe hequr më tej një paralele se një listë e ngjashme si ajo e gjyqtarëve, ndodhet në ambasadë dhe për prokurorët e korruptuar.

Mirëpo e njëjta media në raportimin e parë të lajmit, nënvizoi se kryeprokurori Llalla nuk ka zhvilluar vizita me zyrtarë të lartë të FBI dhe DEA në SHBA dhe se pjesë të delegacionit të Llallës në Amerikë, gjatë raportimin e lajmit të parë,kishte të përfshirë dhe kryeprokurin e Durrësit Agron Gjana,i cili sipas raportimit ndodhej në SHBA. Ndërkohë gjatë gjithë kohës kryeprokurori i Durrësit ka qënë në Shqipëri në ushtrim të detyrës së tij. Agron Gjana prej disa vitesh ushtron funksionin e tij si prokuror, duke qënë drejtues në disa prokurori, si Kukës, Krujë dhe së fundi në Durrës.

Nuk duket si “mangesi dokumentash”, pasi kur ka nje delegacion te ketij niveli te larte te prokurorise, vete ambasada te sqaron nese duhet dokumenta me shume. Pastaj çfare dokumenti i duhet atij me shume se sa shkresa e prokurorise se pergjithshme si per te tjeret?! Apo kjo mosdhenie vize eshte bere me shume dinakeri nga ambasada qe lajmi te dilte, siç del ne Shqiperi, dhe te behej objekt medie? Gjithsesi efektin e ka lajmi i mosdhenies se vizes, ndonese ” per mungese dokumentash (!), pasi ishte me shume mesazh per prokurorine dhe krejt sistemin gjyqesor ne Shqiperi. Edhe per politiken !

Ndaj eshte ambasada e shtetit me te fuqishem ne bote,sepse flet edhe duke mos folur !

SHKARKO APP