Mustafa Nano: Rama duhet të ikë. Më vjen turp që është kryeministri im

Mustafa Nano, një nga gazetarët që ka qenë ndër mbështetësit kryesorë të Edi Ramës, sot ka dalë plotësisht kundër vijimit të mandatit të kreut të qeverisë.

Në emisionin “Opinon”, Mustafa Nano u shpreh se këto ditë ka parë që “Edi Rama nuk ka asnjë motiv për të qëndruar më në detyrë”.

Ai shtoi se në daljet e fundit në media, gjatë debateve me studentët, kryeministri i “është dukur si i droguar”.

Deklarata e Mustafa Nanos në emisionin “Opinon”:

“Mua kurrë nuk më ka bindur Edi Rama në mënyrë kaq spektakolare sa këtë herë që ai nuk është për atë punë. Edi Rama është një njeri i lodhur, i demotivuar, nuk ka më asnjë motivim, për të bërë atë punë. Nuk e di pse rri akoma. E shoh që vjen vërdallë, takon studentët. Janë takime pa asnjë lloj kuptimi, është thjesht një show. Vazhdon bën këto… Rama është një Kryeministër memesh, ka qejf memet, ka qejf mesazhet, siç komunikon me atë vajzën që pamë. E shoh të demotivuar. E pashë për herë të fundit në studion tënde (te Blendi Fevizu), më ka ardhur turp që është Kryeministri im.

Ishte një njeri që zihej me të gjithë, ngrinte zërin, ishte keq, kishte gjestikulacion të rënduar, dukej si i droguar. Kishte probleme të rënda”.

SHKARKO APP