Myslim Murrizi: Verë e nxehtë dhe arrestime nga lista e sigurtë e deputetëve të PD

Ish-deputeti karizmatik i PD, Myslim Murrizi, ka postuar një status me ironi dhe parashikime për deputetët e listës së PD që morën mandatin me 11 maj në qarkun e Tiranes.

Ai parashikon arrestime të deputetët e listës së sigurtë.

Ja se çfarë shkruan Murrizi: “Pas hedhjes në sistem të qendrës së votimit nr 1531/00 që nuk ishte hedhur nga KQZ, shkuam 7289 vota dhe numri 3 nga lista e PD ose numri 4 me gjithë partinë Lirisë në listë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri në 10 shtator do të ketë lëvizje të tjera të papritura edhe pse HAJDARI nuk e beson!

Swiss Digital Mobile Reklama

Kur kam deklaruar publikisht se shumë shpejt 7289 VOTUES TE LIRE do të kenë përfaqësuesin e TYRE në Parlament, as kam hamendësuar e as kam fluturuar si shumë delirantë politik që endërronin se do ti votonin QYTETARET pse i mbështetnin pseudo-kryetarët që nuk kishin dhe nuk kanë asnjë peshë reale në degët e partisë që vegjetojnë si demek “kryetar”.

Dhe unë kam bërë fushatë vetëm me QYTETARET pa vd coll dhe pa pirë kafe me asnjë  “udhëheqës” me “paparac” nga pas që tu përcillja strukturave mesazhin që “udhëheqja” vdes për mua.

Ehhhhh! Sa ujëra do rrjedhin në këtë verë të “nxehtë” sa do habiten të gjithë HAJDARET dhe HAJDARESHAT që mashtrojnë sikur dinë shumëe din çdo gjë.

Shënim: Meqë mu mërziten 6 FASLLI nga zonat Vorë, Kashar, Vaqarr, Baldushk, e ndryshova emrin

Ishalla nuk ka HAJDAR që do mërzitet”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?