Nancy VanHorn viziton aeroportin e Tiranës, prezantohen pajisjet amerikane për rritjen e sigurisë. E priti Shefqet Kastrati

Aeroporti i Rinasit mbetet ndër më të mirët për siguri dhe investime në Europë.

E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Nancy VanHorn, zhvilloi një vizitë në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, ku u njoh nga afër me investimet më të fundit në fushën e sigurisë ajrore.

“E ngarkuara me punë, Nancy VanHorn, vizitoi Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, ku Grupi Kastrati, i drejtuar nga Shefqet Kastrati, po vendos pajisje kontrolli të prodhuara në Shtetet e Bashkuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bashkëpunimi me ofrues të besueshëm të teknologjisë amerikane i ndihmon kompanitë shqiptare të përmirësojnë sigurinë dhe të përforcojnë sigurinë kufitare”, thekon ambasada amerikane në Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qëkur aeroporti i Rinasit u mor nga grupi Kastrati, aeroporti njohu siguri dhe investime të jashtëzakonshme, në dhjetra e dhjetra milionë euro. Dhe tashmë Rinasi është numri një në Ballkanin Perëndimor, duke lenë pas Beogradin. Ndërkohë grupi Kastrati ka ndryshuar jo vetëm pamjen e aeroportit, por ka një korrektesi shembullore ndaj pasagjerëve, aq sa turistët e huaj flasin shumë mirë për operimin e stafit të aeroportit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?