Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane për sulme nga Irani, Antiterrori rrit praninë në MEK dhe institucionet diplomatike

Pas paralajmërimit të ambasadës amerikane, e cila një ditë më parë ngriti alarmin se grupe të lidhura me Iranin mund të sulmojnë objekte të lidhura me SHBA-në, si edhe sheshe apo hapësira publike në Shqipëri, strukturat e Antiterrorit kanë intensifikuar planin e masave. Bëhet me dije se njësia e Antiterrorit në Policinë e Shtetit ka zhvilluar takime me përfaqësues të ambasadës amerikane dhe asaj izraelite.

Edhe pse plani i masave kishte nisur më herët, pas këtij paralajmërimi është rritur niveli i gatishmërisë dhe janë shtuar kontrollet në terren. Në fokus të masave janë kryesisht ambasada amerikane, izraelite, kampi e muxhahedinëve në Manzë, si dhe sheshe e hapësira të mëdha publike në vend.

Në kuadër të këtij plani pritet të ketë edhe shtim të forcave policore në terren. Pjesë e grupit të punës është edhe SHISH, i cili në bashkëpunim me Antiterrorin do të ketë në fokus të shtuar sigurinë e objekteve diplomatike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?