Nard Ndoka: I ofrojmë PS “kaubojsin” Eduart Ndocaj për vizion të ri !

Eduart Ndocaj është deputeti që ka shprehur synimin për të drejtuar Partinë Socialiste. Por edhe pse është pjesë e koalicionit të majtë, Ndocaj zyrtarisht është zv/kryetar i PDK. Këtë detyrë e mori pak ditë pasi bëri betimin si deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

nardiNë PS nuk ka pasur komente nëse statusi e lejon që një nënkryetar i një force tjetër politike të garojë për drejtimin e selisë rozë. Ndërkohë që te Partia Demokristiane nuk e shohin si problem kandidimin e numrit dy të saj për kreun e PS.

nardi4

Pyetur nga “Koha Jonë”, kreu i PDK-së, Nard Ndoka tha se “kur ka mungesë alternativash në PS-në e sotme, PDK ofron Eduart Ndocaj për një vizion të ri politik në selinë rozë. Sapo të stabilizojë PS-në e presim prapë të vijë në PDK”.

SHKARKO APP